Petroviq shpreh pėrkushtim pėr integrimin e serbėve tė veriut

Mitrovicė - Zėvendėskryeministri dhe Ministrin e Administrimit tė Pushtetit Lokal nė...Foto 1/1
Nga M-Magazine E Enjte, 07 Prill 2011 | 00:00

Mitrovicė - Zėvendėskryeministri dhe Ministrin e Administrimit tė Pushtetit Lokal nė Qeverinė e Republikės sė Kosovės, Slobodan Petroviē me bashkėpunėtorė, ka qėndruar tė enjten nė Mitrovicė,

ku ėshtė pritur nga kryetari i kėsaj komune, Avni Kastrati dhe bashkėpunėtorėt e tij me tė cilėt kanė biseduar pėr gjendjen e pėrgjithshme nė komunė dhe mundėsitė e bashkėpunimit tė ndėrsjellė.

Kryetari Kastrati tha se, nė kėtė komunė ėshtė njė situatė specifike e cila dallon shumė nga situatat nė komunat tjera tė Kosovės, gjė qė kėrkon njė qasje tjetėr dhe njė angazhim e mobilizim shumė mė tė madh tė tė gjithė faktorėve dhe institucioneve lokale, institucioneve qendrore  dhe atyre ndėrkombėtare pėr stabilizimin e plotė tė saj dhe zgjidhjen e plotė tė problemeve tė shumta qė janė grumbulluar.

Ai, e ka njoftuar mysafirin  me pėrpjekjet e pandėrprera qė komuna dhe drejtuesit e saj kanė bėrė pėr integrimin edhe tė serbėve nė institucionet e pushtetit lokal dhe nė rrjedhat e pėrgjithshme nė komunė, por qė, fatkeqėsisht, ėshtė arritur fare pak, si dhe, ka kėrkuar ndihmėn dhe mbėshtetjen e Ministrit Rashiq dhe Ministrisė qė ai drejton,

Kryetari Kastrati ka pėrmend edhe pėrkrahjen e Qeverisė sė Kosovės pėr integrimin e serbėve nė realitetin e ri tė krijuar, duke theksuar se, vetėm vitin qė shkoi, Qeveria e Kosovės ka ndarė pesė milionė euro pėr projekte tė ndryshme zhvillimore pėr veriun e komunės, por, serbėt nuk kanė qenė tė interesuar pėr bashkėpunim. Madje, ai tha se, serbėt nuk kanė treguar interesim pėr t’i shfrytėzuar as mjetet e Agjensionit pėr Zhvillim Rajonal tė Veriut, agjension i cili ndihmon zhvillimin e kėtij rajoni.
Nė vazhdim, Kastrati i ka thėnė Ministrit Petroviq se, ka edhe probleme nė lėvizjen e lirė tė qytetarėve, pasi qė, ne pjesėn veriore vazhdimisht ka incidente qė e pengojnė kėtė lėvizje, sidomos tė qytetarėve jo serbė, ndėrkohė qė, nė pjesėn jugore nuk ka probleme tė tilla dhe se kėtu tė gjithė, pa marrė parasysh pėrkatėsinė etnike, lėvizin lirshėm.

Kastrati pėrmendi edhe mos funksionimin e ligjit nė veri, ku automjetet qarkullojnė pa tabela, ku gjyqet nuk funksionojnė, ku ka veprime tė strukturave paralele etj, pėr tė cilat dukuri tha se duhet tė ndėrpriten pa hamendje.

Nga ana tjetėr, ministri Petroviq, pasi ka folur me fjalė tė zgjedhura pėr kryetarin Kastrati, duke e vlerėsua si njeri qė ka kapacitete pėr tė drejtuar komunėn e Mitrovicės dhe ka vullnet e pėrkushtim pėr zgjidhjen e problemeve tė qytetarėve tė tė gjitha pėrkatėsive etnike, ėshtė shprehur tė jetė njohės i mirė i gjendjes sė pėrgjithshme nė komunėn e Mitrovicės.

Ai tha se, pėr pėrmirėsimin e kėsaj gjendje,  ai dhe Ministeria e tij do tė angazhohen maksimalisht dhe me pėrkushtim tė veēantė, duke i trajtuar me prioritet kėrkesat qė vijnė nga komuna, por, edhe duke i orientuar pėr nė Mitrovicė donacionet e ndryshme e qė nuk janė tė pakta, tė organizatave tė ndryshme ndėrkombėtare, tė cilat zakonisht konsultohen me tė.

Sa i pėrket integrimit tė serbėve tė veriut, Petroviq tha se, pėr kėtė do tė jetė shumė i vendosur dhe i pėrkushtuar, por, rezultatet nuk mund tė vijnė pėr njė apo dy muaj. Ai tha se, edhe Qeveria e Kosovės dhe qeveritė e shteteve tė jashtme si dhe agjencitė e ndryshme ndėrkombėtare, janė tė interesuara qė tė investojnė nė Mitrovicė dhe nė integrimin e serbėve dhe komuniteteve tjera, duke ofruar donacionet e tyre.

“Ka pas dhe do tė ketė oferta pėr realizimin e projekteve kapitale edhe pėr pjesėn veriore, tė cilat do tė pėrmirėsonin cilėsinė e jetės sė qytetarėve. Ne do tė ofrojmė alternativė pėr qytetarėt e atjeshėm dhe, kjo alternativė ėshtė qasja pėr zgjidhjen e problemeve jetėsore tė njerėzve, investimet dhe realizimi i projekteve tė ndryshme zhvillimore dhe atyre nė infrastrukturė. Kėshtu kemi vepruar nė Graqanicė dhe mjediset tjera me serbė dhe, rezultatet nuk kanė munguar”, tha Petroviq.

Lidhur me sundimin e ligjit edhe nė veri, Petroviq tha se, EULEX-i duhet tė realizoj nė mėnyrė tė pėrkushtuar e tė vendosur mandatin qė ka edhe nė kėtė pjesė tė vendit dhe, mė pastaj tė tjerat do tė bėhen mė lehtė.