Pas njė drame mahnitėse tė pastidės nė Etihad Stadium, Manchester City nė kohėn shtesė shėnoi golin e trofeut kundėr Queens Park Rangers, gol me tė cilin i kurorėzoi me titull pas 44 viteve.
Queens Park Rangers luftoi pėr njė pikė, tė cilėn duhej ta siguronin qė tė mbijetonin nė Premier Ligėn Angleze. QPR, mbeti me 10 lojtarė pėr 35 minutat e fundit tė ndeshjes, pasi Joey Barton u ndėshkua mė kartuē tė kuq, (QPR ishte nė epėrsi 2:1).
Nė anėn tjetėr, rivali i Manchester City-t pėr titull, Manchester United ishte duke udhėhequr me rezultat minimal 1:0 kundėr Sunderland, pas shėnimit tė Ėayne Rooney. Kurse, citizens ėshtė dashur patjetėr tė arrijnė fitore pėr tė fituar titullin pas 44 viteve.
Edin Dzeko ishte pika kthyese e ndeshjes. Ai barazoi rezultatin dhe shėnoi pėr tė shfaqur njė dramė mahnitėse pėrfundimtare. Heroi, Sergio Aguero, pėr mė pak se dy minuta pas barazimit shenoi. Kėshtu qė, festa masive nė stadium filloi.
United dukej se ishte afėr kurorėzimit tė titullit tė trembėdhjetė tė Premier Ligės, por ishin vetėm disa sekonda larg, kishte ende kohė pėr kthesa, qė i dhanė City-t tri pikė tė plota pėr tė siguruar titullin para fqinjėve. Pėr herė tė parė nė histori tė Premier Ligės diferenca e golave ishte vendimtare fitimin e titullit tė kėtyre dy skuadrave fqinje.
Manchester City mbetet kampion, kurse QPR gjithashtu mbetet nė Premier Ligė, falė goldiferencės ndaj Bolton Wonderers, qė barazoi 2:2 nė udhėtim kundėr Stoke City.
"Ne zgjodhėm rrugėn e vėshtire, por ju kam thėnė se kjo ėshtė mėnyra e City-t”, u shpreh Roberto Mancini.
Manchester City 3 - 2 Queens Park Rangers
39’ Zabaleta - Cisse 48’
90’ Dzeko - Mackie 66’
90+2 Aguero
© Të gjitha të drejtat e rezervuara