U mbajt Panairi i katėrt i punėsimit nė Zveēan

U mbajt Panairi i katėrt i punėsimit nė ZveēanNė organizim tė Filialit tė Shėrbimit Kombėtar pėr Punėsim nė Mitrovicė, nė Zveēan u mbajt...Foto 1/1
Nga M-Magazine E Mėrkurė, 25 Prill 2012 | 12:29

Nė organizim tė Filialit tė Shėrbimit Kombėtar pėr Punėsim nė Mitrovicė, nė Zveēan u mbajt Panairi i katėrt i punėsimit, arsimimit dhe praktikės.

Zveēan, prill 2012 – Nė Panairin e sivjetshėm tė punėsimit morėn pjesė 22 punėdhėnės nga rajoni i komunave veriore dhe qendrore tė Kosovės, tė cilėt shprehėn nevojėn pėr 56 punėtorė. Pėr herė tė parė sivjet, nė Panairin e punėsimit u pėrfaqėsua njė numėr i madh i shkollave fillore, tė mesme dhe tė larta. “Organizimi i Panairit tė punėsimit, arsimimit dhe praktikės nė njė vend ėshtė rezultat i bashkėpunimit me zyrėn e Drejtorisė sė Shkollave tė Ministrisė sė Arsimit nė pjesėn veriore tė Mitrovicės dhe Universitetin e Prishtinės, me qėllim qė, deri diku, tė lehtėsohet disbalansi nė tregun e punės lidhur me kėrkesat dhe ofertat e fuqisė punėtore.

Shkollat e mesme profesionale patėn mundėsi qė t’i prezantojnė profilet arsimore dedikuar shkollarėve tė ardhshėm, nė mėnyrė qė ata tė mundė tė planifikojnė me kohė drejtimin nė ato profesione qė kėrkohen nė tregun e punės, pėrkatėsisht qė t’i zgjedhin ato profesione me tė cilat mund tė punėsohen mė lehtė”, tha drejtoresha e Shėrbimit Kombėtar, Danijela Vujiēiq. Ajo shtoi se sivjet vėmendje e veēantė iu kushtua edhe programeve tė kualifikimit dhe rikualifikimit.

“Panairi i punėsimit, me ballafaqimin e drejtpėrdrejtė tė personave qė kėrkojnė punė dhe punėdhėnėsve, me kėnaqjen e nevojave me kuadro tė punėdhėnėsve dhe me punėsimin e shpejtė tė personave tė papunė, ofron edhe mbėshtetje marketingu pėr ndėrmarrėsit, me qėllim tė pėrmirėsimit tė prodhimit dhe tė shėrbimeve tė tyre, bėn promovimin e punėsimit dhe ndėrlidhjen e tė gjithė faktorėve relevantė pėr zhvillimin e ndėrmarrjeve, punėdhėnėsve, organeve shtetėrore, vetėqeverisjes lokale dhe institucioneve arsimore.

Nė bazė tė pėrvojave tė mėparshme tė QKP-sė, mbi 50 pėr qind e njerėzve, tė cilėt kanė gjetur punė pėrmes kėtij Panairi, kanė mbetur nė marrėdhėnie tė pėrhershme tė punės”, thotė Danijela. Nė Shėrbimin Kombėtar tė Punėsimit thonė se profesionet mė tė kėrkuara aktualisht janė: latuesit, zdrukthėtarėt, muratorėt dhe salduesit. Pėrveē punėdhėnėsve dhe shkollave tė mesme, tė cilat po marrin pjesė nė mėnyrė aktive, nė Panairin e punėsimit, arsimimit dhe praktikės morėn pjesė edhe pėrfaqėsues tė shumė institucioneve tė rėndėsishme, tė cilat, nė kuadėr tė kompetencave tė tyre, bashkė me QKP-nė mund tė ndikojnė nė zvogėlimin e numrit tė tė papunėve nė kėtė rajon.

Millan Obradoviqi, jurist tridhjetėvjeēar nga Mitrovica, thotė se Panairi ėshtė njė mundėsi e mirė, mirėpo pėr juristėt thjeshtė nuk ka mė punė, ngase edhe ashtu janė tepėr. Maja Popoviq ka mbaruar shkollėn e mesme ekonomike dhe ėshtė e papunė tashmė mė shumė se dhjetė vjet. “Nė Shėrbim po mė thonė se mė sė shumti jemi ne dhe ata qė e kanė mbaruar gjimnazin dhe se oferta pėr punėsim gati nuk ka fare. Derisa tė punėsohem diku nė kohė tė pacaktuar, po punoj ēka po mundem, kėshtu qė do tė konkurroj me njė projekt tek njė organizatė joqeveritare. Edhe pse nuk gjeta punė nė kėtė Panair, megjithatė mendoj se po bėhet njė punė e shkėlqyeshme me organizimin e tij. Sė pakut dikush t’ia shohė hairin”, thotė Popoviq.