Dhuna nė familje dukuri e pandalshme

Dhuna nė familje dukuri e pandalshme Mitrovicė - Dhuna nė familje vazhdon tė jetė prezente nė numėr tė madh nė rajonin e...Foto 1/1
Nga M-Magazine E Martė, 10 Janar 2012 | 09:36

Mitrovicė - Dhuna nė familje vazhdon tė jetė prezente nė numėr tė madh nė rajonin e Mitrovicės. Institucionet paraqesin shifra tė ndryshme sa i pėrket kėtyre rasteve, por nga tė gjitha konstatohet se aktet e tilla janė tė shpeshta nė kėtė rajon.


Mosfunksionimi i organeve tė judikaturės, sikurse edhe aktet tjera, po e “ndihmon” edhe dhunėn nė familje.
Statistikat e policisė rajonale tė Kosovės, tregojnė se gjatė periudhės kohore janar – nėntor tė kėtij viti (2011), janė regjistruar gjithsej, 131 raste.

Nga numri i pėrgjithshėm, nė 43 raste viktima janė raportuar tė jenė persona tė gjinisė mashkullore, ndėrsa nė 88 rastet tjera, viktimat janė tė gjinisė femėrore tė etniteteve tė ndryshme. Nga 131 raste tė raportuara, nė 88 raste viktimat I pėrkasin pėrkatėsisė etnike shqiptare, nė 29 raste tė pėrkatėsisė etnike serbe dhe 14 raste tė pėrkatėsive tjera etnike.

Sipas zėdhėnsit rajonal tė Policisė sė Kosovės nė Mitrovicė, Besim Hoti, numri mė i madh kanė ndodhur nė komunėn e Mitrovicės me rreth 30 % tė rasteve.“Nė 70% tė rasteve, viktima tė dhunės nė familje i pėrkasin gjinisė femėrore tė moshės madhore” thekson Hoti, duke shtuar se nė mbi 60 % tė rasteve tė raportuara tė dhunės nė familje i pėrkasin marrėdhėnieve bashkėshortore burrė – grua, rastet tjera i pėrkasin raporteve babė-fėmijė, vėlla-vėlla, vėlla –motėr, etj.

Rastet mė tė shprehura tė kėtyre akteve pėrcjellėn me shkaktim tė lėndimeve tė lehta trupore ndaj viktimave, ndėrsa pjesa tjetėr ka tė bėjė mė tepėr me kanosje, dėmtim prone dhe prishje tė rendit publik.“Nė tri raste, policia ka ekzekutuar urdhėresė pėr mbrojtje tė viktimave tė lėshuara nga gjykata ndėrsa nė katėr raste ėshtė ofruar strehim pėr viktimat e raportuara”tregon Hoti.

Nė anėn tjetėr mbrojtėsi i viktimave nė rajonin e Mitrovicės, Burhan Maxhuni, thotė se gjatė kėtij viti tek ky institucion janė raportuar 175 raste tė ndryshme tė dhunės nė familje, ku janė pėrfshirė edhe 9 rastet e trafikimit.Sipas tij, 154 prej kėtyre rasteve janė nė procedurė gjyqėsore. Mirėpo, problem madhor mbetet qėshtja e rehabilitimit tė kėtyre rasteve.

Diferenca jo edhe aq e vogėl ndėrmjet statistikave tė policisė dhe mbrotėsit tė viktikmave, ėsstė fakti se nė lidhje me disa akte tė tjera qė pėrcillen me kėtė vepėr penale, siq ėshtė kėrkesa pėr tė marrė fėmijėt etj, viktimat nuk I paraqesin fare nė polici, mirėpo direkt te mbrojtėsi i viktimave

Dhuna nė familje me trendin e rritjes po bėhet shqetsuese nė shoqėrinė tonė, andaj edhe kėrkohet qė tė gjithė faktorėt relevantė, duke u nisur nga vetė gratė, familjet, shoqatat dhe organizatat ku jetojnė e punojnė, pėrfshirė institucionet pėrgjegjesė siq janė policia dhe gjykatat qė tė ngrisin zėrin dhe ndėrmarrin masat nė drejtim tė parandalimit, uljes dhe eliminimit tė kėsaj dukurie.

Disa nga qytetarėt mendojnė se edhe atėherė kur statistikat thonė se ka ulje tė rasteve gjendja nė terren ėshtė ndryshe dhe kjo si pasojė e humbjes sė besimit tė grave dhe femrės nė pėrgjithėsi nė nstitucionet pėrgjegjėse tė luftimit tė dhunės. Nė njė debat tė organizuar ditė mė parė pėr kėtė dukuri, Aferdita Tahiri nga shoqėria civile, tha se dhuna do tė jetė prezente nė shoqėrinė tonė deri sa tė rritet roli i gruas, ngritja intelektuale e femrės dhe fuqizimi i saj nė shoqėrinė tonė, gjegjesisht trajtimi i barabart i fėmijėve tė gjinive tė ndryshme gjė qė ende nuk ėshtė ērrenjosur nė familjet tona.

Sido qė tė jetė, mungesa e institucioneve rehabilituese dhe mosfunksioni i organeve tė judikaturės qė do tė shqiptonin dėnimin e merituar ndaj kryesve tė kėtyre akteve dhe vuajtja e dėnimit nga ta, jo vetėm se shton numrin e rasteve, mirėpo krijon edhe recidivist.