Shulz: EULEX-i tė ndihmojė, jo tė ndėrhyjė

Shulz: EULEX-i tė ndihmojė, jo tė ndėrhyjėBruksel - Presidenti i Parlamentit Evropian, Martin Shulz, nė njė intervistė pėr Radion...Foto 1/1
Nga M-Magazine E Enjte, 26 Prill 2012 | 14:32

Bruksel - Presidenti i Parlamentit Evropian, Martin Shulz, nė njė intervistė pėr Radion Evropa e Lirė, ka thėnė se EULEX-i nuk duhet tė ndėrmarrė rolin e njė policie mbi-kombėtare, duke ndėrhyrė drejtpėrdrejt nė ēėshtjet e brendshme tė Kosovės.

“EULEX-i ėshtė organizatė ndėrkombėtare e tė huajve dhe EULEX-i duhet tė kontribuojė qė ato (institucionet kosovare) tė merren vetė me ēėshtjet e caktuara, dhe mos tė marrė rolin e njė policie mbi-kombėtare duke ndėrhyrė direkt nė ēėshtjet e brendshme”, ka thėnė Shulz.

Shulz ka thėnė se EULEX-i, ka bėrė shumė pėr tė pėrmirėsuar situatėn e sigurisė, por, ka disa ēėshtje, qė, sipas tij, duhet tė veprojnė mė shumė strukturat vendore.
“EULEX-i ka bėrė shumė pėr tė pėrmirėsuar situatėn e sigurisė pėr tė mbėshtetur krijimin e strukturės gjyqėsore. Por, dyshoj se mund tė bėjnė mė shumė pėr krimet e luftės, sepse suksesi nė kėtė fushė gjithnjė ka ardhur atėherė, kur vetė shtetet pėrkatėse janė marrė me kėtė gjė”, ka theksuar Shulz.

Por, ēfarė do tė mund tė bėnte ky mekanizėm, qė tė ndryshojė mendjen e pesė vendeve anėtare tė BE-sė, qė ende hezitojnė tė njohin Kosovėn? Pėrgjigjen e jep Shulz.
“Kemi bėrė atė qė kemi mundur, qė ta njohim Kosovėn dhe ta mbėshtesim atė. E kam ndjekur sė afėrmi debatin pėr kandidaturėn e Serbisė dhe se si BE-ja si e tėrė kėrkoi nga Serbia ta njohė sovranitetein e Kosovės, ndėrsa pesė shtetet e saj nuk e njohin Kosovėn dhe ka qenė njė ēėshtje kundėrthėnėse. Problemi tashmė ėshtė zgjidhur dhe mendoj se nė kuadėr tė afrimit tė Serbisė dhe Kosovės kah BE-ja, hezitimi i kėtyre shteteve tė BE-sė, do tė zhduket”, ka thėnė Shulz