Nikoliqi tėrheq vėrejtjen e rrezikut nga gjenocidi

Nikoliqi tėrheq vėrejtjen e rrezikut nga gjenocidiTomisllav Nikoliq tėrheq vėrejtjen se serbėt nė Kosovė jetojnė nėn kėrcėnimin e gjenocidit...Foto 1/1
Nga M-Magazine E Hėnė, 30 Korrik 2012 | 12:03

Tomisllav Nikoliq tėrheq vėrejtjen se serbėt nė Kosovė jetojnė nėn kėrcėnimin e gjenocidit dhe se ēdo pėrpjekje e imponimit tė njohjes sė institucioneve kosovare mund tė ndikojė nė eksodin e tyre.

“Ēka nėse shpėrngulen serbėt? Kush do t’i pranonte rezultatet e njė gjenocidi tė tillė? Ky ėshtė njėri nga definicionet e gjenocidit – kur i ndiqni 40.000 njerėz, pa marrė parasysh a janė gra apo burra (civilė apo ushtarė) dhe kur e ndryshoni pėrbėrjen etnike tė territorit. Ky ėshtė gjenocid”, tha Nikoliqi nė njė intervistė dhėnė gazetės britanike “Gardian”.

Kryetari i Serbisė theksoi nė Londėr se ekziston rreziku qė Prishtina tė tentojė tė shkojė kaq larg. “Forcat e vetme tė armatosura atje, pėrveē atyre tė bashkėsisė ndėrkombėtare, janė ato shqiptare. Jam i bindur se kjo nuk do t’i pengonte aspak qė kėtė hap ta ndėrmerrnin menjėherė”, publikohen nė sajtin e “Gardian” fjalėt e Nikoliqit. Kryetari i Serbisė shtoi se vetėm prania e forcave tė NATO-s po e pengon njė aksion tė tillė tė Prishtinės.

Nikoliqi paralajmėroi qėndrimin e tij sa u pėrket bisedimeve Beograd- Prishtinė e qė do tė jetė njė qėndrim mė i fuqishėm se ai i pararendėsve tė tij, duke theksuar se deri mė tash lėshime dhe kompromise janė kėrkuar vetėm nga Serbia nė pėrpjekjet pėr ta zgjidhur kontestin dhe se tash duhet tė kėrkohen mė shumė lėshime nga Prishtina.

Nikoliqi i bėri thirrje kryetares sė Kosovės, Atifete Jahjaga, qė ta pranojė realitetin se kurrė mė nuk do ta qeverisė pjesėn veriore tė Mitrovicės. I pyetur se a nėnkupton kjo qė Kosova duhet tė ndahet, kryetari i Serbisė u pėrgjigj se nuk e di, ngase po t’i thoshte dikush para 20 vjetėsh se nuk do tė ketė mė Jugosllavi kurrė nuk do tė besonte, sikur qė nuk do tė besonte kurrė pėr ndarjen e Serbisė me Malin e Zi, transmeton Radio Kim.