Vushtrri- Nė qytetin e Vushtrrisė tashmė ka filluar tė dėgjohen e shfaqen programe me muzikė artistike. Nė ambientet e Qendrės sė Kulturės Hasan Prishtina , nxėnėsit e paraleles sė ndarė tė shkollės sė muzikės, Tefta Tashko, nė Vushtrri shfaqėn njė program tė tillė artistik, i cili kėnaqi publikun.
Paraqitjet e nxėnėsve tė klasės sė parė tė shkollės sė muzikės, tė moshave 7-9 vjeēar, ishte inpozante edhe pse ata lojėn nė instrumente muzikore e kishin filluar tek nė nėntor tė vitit tė kaluar.
Nė piano nė kėtė program, nė pika artistike u paraqitėn nxėnėsit: Esra Maloku, Elena Zhigolli, Altin Osmani, Erdon Kuēiē, Reona Bunjaku, ndėrsa me violinė Arian Jetullahu, Yllėza Merovci, Gresa Barileva dhe Laureta Dobėrdoli.
Me kitarė nė pika muzikore tė zgjedhura u paraqitėn nxėnėsit Taulant Mehana, dhe Ermal Ēibukēiu. Me klarinet paraqitje impresionuese shfaqėn: Albana Maloku, Blerina Hyseni dhe Diar Bunjaku. Profesori i kėsaj shkolle Urim Qirezi ėshtė i kėnaqur me talentin e nxėnėsve tė kėsaj shkolle tė muzikės.
“Synojmė qė qytetit tė Vushtrrisė tė i japim vlera evropiane nė aspektin muzikor. Ai thotė qė sė bashku me tre arsimtarėt tjerė qė sė shpejti ta kompletojnė me nxėnės njė mini orkestėr tė shkollės. Aktualisht kemi 43 nxėnės, me tė cilėt punojmė nė veglat muzikore piano, kitarė, violinė e klarinet, e sė shpejti nė program do ta fusim edhe flautėn “ shprehet Qirezi.
Ai shpreson qė nė vitin 2012-2013 nė kėtė paralele shkollore tė kenė 200 nxėnės . Qirezi pėr hapjen e kėsaj paraleleje tė shkollės sė muzikės falėnderon drejtuesit e pushtetit lokal, tė cilėt hapen shkollėn e pajisen atė, nė mėnyrė qė fėmijėt tė kenė mundėsinė e ushtrimit tė talentit tė tyre.
© Të gjitha të drejtat e rezervuara