Koncert multetnik nė Qendren e Kultures nė Mitrovicė

Koncert multetnik nė Qendren e Kultures nė Mitrovicė Mitrovicė - Nė qendren e kultures “Rexhep Mitrovica”, nėn organizim tė shoqatės...Foto 1/1
Nga M-Magazine E Enjte, 21 Qershor 2012 | 11:51

Mitrovicė - Nė qendren e kultures “Rexhep Mitrovica”, nėn organizim tė shoqatės Pėrparimi Rinor I Ashkalinjėve tė Mitrovicės (PRAM), ėshtė mbajtur njė koncert multietnik,i cili ėshtė pėrcjellur nga pėrfaqėsues tė Ministrisė sė Kulturės, zyrtarėve komunal dhe qytetarėve tė shumtė tė komuniteteve tė ndryshme qė jetojnė nė Mitrovicė.

Para tė pranishmėve nė sallen e mbushur janė prezentuar pika muzikore, valle edhe kėngė nga grupe folklorike  tė komunteteve qė jetojnė nė qytet, ku u shquan grupi i valltarėve tė rinjė nga komuniteti turk dhe ai rom i cili ėshtė formuar para pak kohėsh.
 
Ky aktivitet kulturor ėshtė mbėshtetur financiarisht nga Kuvendi Komunal i Mitrovicės, ndėrkohė qė vlerėsohet si njė nga aktivitetet qė ndihmon nė integrimin e komunitetit RAE nė shoqėrin kosovare tė pasluftės.
 
Drejtori ekzekutiv i ,,PRAM-it”, Milaim Ramadani, shprehet i knaqur me ecurine e koncertit, njėherit falenderon komunėn e Mitrovicės pėr pėrkrahje.
 
Ndryshe, Shoqata "Pram", njihet si njė OJQ shumė aktive qė ndihmon nė sensibilizimin e pjesėtarėve tė komuniteteve RAE pėr rėndėsinė e arsimimit, integrimit tė tyre nė shoqėri, organizimin nė shėnimin  e pėrvjetorėve tė datave tė kėtij komunitetit, organizimin e koncerteve, aktiviteteteve sportive etj.