Sarajevė Qilimat e kuq. Dritat verbuese qė ndizen njėkohėsisht. Shumė yje. Kėshtu dukej Sarajeva kur ne mbėrritėm: Qyteti i filmit.
Sivjet ėshtė edicioni i 18 i Festivalit tė filmit nė Sarajevė. I propozuar pėr herė tė parė nė vitin 1995 me qėllim tė ri(krijimit) tė njė shoqėrie civile nė Sarajevėn e shumė tė shkatėrruar dhe tė dėmtuar nga rrethimi i gjatė, me kalimin e kohės Festivali ėshtė bėrė njė nga ngjarjet kulturore mė tė rėndėsishme nė Bosnjė & Hercegovinė, dhe po ashtu nė Ballkan.
Gjatė tetė ditėve tė shfaqjeve pandėrprerė tė filmave dhe tė garimit publiku ka shikuar me dhjetėra filma, dokumentarė dhe tė shkurtėr sidomos nga Evropa juglindore.
Me dhjetėra mijė njerėz kanė pushtuar rrugėt e Sarajevės gjatė kėtyre ditėve, tė cilėt kanė pėrcjellė programin e ngjeshur qė ka pėrfshirė shfaqjen e filmave, konferencat pėr shtypė, takimet me artistė dhe regjisor.
Ne ishim atje. Dhe nė mes tė turmės ne pamė dhe takuam Nadine Lebaki, aktore dhe regjisore nga Libani e cila nė arenėn ndėrkombėtare tė filmit u shfaq me filmin e saj “Caramel”nė 2007.
Ne pimė nga njė kafe dhe biseduam pak nė lidhje me filmin e saj tė fundit ‘Ku po shkojmė tani?’ , i cili gjatė shfaqjes emocionoj publikun e Festivalit tė filmit nė Sarajevė. Filmi bėnė fjalė pėr njė fshat tė largėt, tė izoluar dhe tė pa emėr nė Libi tė banuar nga myslimanė dhe tė krishterė. Fshati ėshtė i rrethuar me mina tokėsore dhe deri nė fshat shkohet nėpėr njė ure tė vogėl. Pasi qė konfliktet e kanė gllabėruar vendin, gratė e fshatit e kuptojnė kėtė fakt dhe pėrpiqen nė mėnyra tė ndryshme dhe me sukses tė ndryshueshėm tė mbajnė burrat e tyre nė errėsirė, duke e sabotuar radion e fshatit,dhe mė pastaj e shkatėrrojnė edhe televizorin e fshatit.
Ishte gati ora 3. Nė tendėn e madhe tė vendosur nė sheshin kryesor tė Festivalit ishte aq nxehtė sa qė ishte vėshtirė pėr tė marrė frymė. Nadine kishte veshur fustan tė kaltėr tė mbylltė i cili e theksonte ngjyrėn e lėkurės sė saj bojė kafe tė rrezitur nė rrezet e diellit libanez.. Ajo personifikonte tėrė bukurinė mediterane qė vinte nga perla e Lindjes sė Mesme: Bejruti. Sidoqoftė ajo ishte gati 40 vjeēe, dhe dukej se koha nuk i kishte lėnė gjurmė. Burri saj ishte me tė, njė muzikant me pamje tė njė bohemi. Ajo fliste pa pushuar, tepėr shumė sipas mendimit tė burrit tė saj. Anglishtja e saj e mirė nganjėherė ngatėrrohej nga ritmi i gjuhės frėnge. Dukej e qetė dhe me besim nė vete.
Nadine na rrėfej njė histori; njė histori pėr njė vend tė shterur (rraskapitur) nga luftėrat dhe konfliktet: pėr Libanin. Ishte njė histori pėr vendin e saj qė pėrmban temėn e filmit. Pas 2 dekadave nė paqe, dhuna nė Liban pėrsėri pėlciti dhe pėrsėri lufta u pėrhap nė tėrė vendin, Fqinjėt, dikur shokė, pėrsėri u bėnė armiq dhe filluan tė luftojnė me njėri tjetrin pėr shkaqe religjioze ose politike nė tė cilėn shihet absurditeti i luftės.
Nė atė kohė Nadine ishte shtatzėnė dhe si njė nėnė, mė parė si njė grua ose qenie njerėzore, ajo filloi tė pyetej se ēfarė do tė mund tė bėnte pėr tė ndalė kėtė kasaphane; si do tė mund tė ndalte djalin e saj pėr tė marrė armėn.
“Ėshtė pėrgjegjėsi e jona qė si qenie njerėzore tė provojmė tė bėjmė njė botė mė tė mirė. Dhe si grua, si nėnė kuptova sa shumė fuqi nevojitet pėr tė bėrė kėtė, pėr tė ndryshuar sado pak kėtė botė tė krisur.”
Dhe kėshtu ajo doli me “Ku po shkojmė tani?”
Rolet i kanė luajtur kryesisht aktorėt amatorė. Ka qenė zgjedhje me dashje qė nė filmin e saj tė angazhohen aktorė amatorė; Nadine ka dashur tė paraqes nė film ‘momentet e sė vėrtetės’. Gjatė xhirimit tė filmit ajo mendonte se atė qė po e bėnte mund tė ndodhte me tė vėrtetė. Ajo donte qė aktorėt tė luajnė ashtu siē do tė kishin bėrė dhe vepruar nė jetė.
Pėr kėto arsye zgjedhja e roleve ka qenė proces i gjatė dhe delikat. Kur ajo i shkruan karakteret e saja , ajo veēse e di ēfarė do tė ishin ato; sjelljet, fytyrat dhe lėvizjet e tyre.
Ajo gjatė jetės sė saj gjithmonė ka kėrkuar emocione dhe ndjenja intensive. Dhe bėrja e filmave ka qenė mėnyra e saj pėr t’i ndier kėto ndjenja. Pėr kėtė arsye ajo bėnė atė qė e bėnė. Ajo vėrtetė beson nė fuqinė qė kinemaja ka si njė mjet jo i dhunshėm pėr tė dėrguar porosi dhe pėr tė krijuar vetėdijesim pėr ndonjė ēėshtje.
“Njė moment i argėtimit ėshtė mė i efektshėm se sa njė fjalim politik” ajo pohon.
Kjo ėshtė e vėrtetė.
Nėpėrmjet filmit tė saj ajo nuk flet vetėm pėr luftėn tė luftuar me armė nė Liban. Ajo flet pėr luftėn qė ėshtė ēdo kund; nė rrugė dhe autobusė tė Londrės, Parisit, Nju Jorkut dhe Tokios, ku njerėzit, ulur krahė pėr krahė nuk pėrshėndeten, nuk bisedojnė me njėri tjetrin.
Bota po frikohet nga vetvetja, po frikohet nga dallimet , diversiteti, nga tė tjerėt’. Pa komunikim dhe dialog nuk ka tė ardhme.
Ne duhet tė bėjmė diēka , si burra, gra, por nė veēanti si qenie njerėzore.
Kjo ka qenė porosia qė Nadine e ka dėrguar nėpėrmjet filmit tė saj.
Faleminderit Nadine.
© Të gjitha të drejtat e rezervuara