Zjarr nė njė barnatore nė veri tė Mitrovicės

Zjarr nė njė barnatore nė veri tė MitrovicėsMitrovicė - Lokali i njė barnatoreje nė veri tė Mitrovicės, ėshtė pėrfshirė nė zjarr...Foto 1/1
Nga M-Magazine E Mėrkurė, 25 Prill 2012 | 15:14

Mitrovicė - Lokali i njė barnatoreje nė veri tė Mitrovicės, ėshtė pėrfshirė nė zjarr ndėrsa dyshohet tė ishte veprim i qėllimshėm nga ana e personave ende tė panjohur.

Rasti ėshtė raportuar tė ketė ndodhur rreth orės 05:40min, tė sė mėrkurės nė lagjen e boshnjakėve pėrkatėsisht nė kryqėzim tė rrugėve “Knjaz Millosh” dhe “Oslobogjenja” nė veri tė Mitrovicės njofton policia.

Njėsitė policore tė cilat kanė reaguar nė vend ngjarje kanė konfirmuar se zjarri i cili kishte kapluar lokalin e barnatores, ishte vėnė nėn kontroll tė njėsive tė zjarrfikėsve tė cilėt kishin reaguar nė vend tė ngjarjes.
Veē njėsive pėrkatėse policore tė cilat kanė bėrė sigurimin e vendit nė perimetėr tė mjaftueshėm tė sigurisė, nė vend ngjarje janė ftuar edhe hetuesit policor dhe teknikėt e kriminalistikės nga drejtoria rajonale si dhe ekspertėt pėr pėrcaktimin e shkaktarit tė zjarrit.

Se zjarri mund tė ishte shkaktuar nga defektet e mundshme elektrike, ėshtė eliminuar si mundėsi pas vlerėsimit tė ekspertėve pėrkatės. Hetuesit policor, gjatė mbledhjes sė informatave nė vend tė ngjarjes, kanė siguruar tė dhėna tė cilat dėshmojnė pėr vepėr kriminale tė qėllimshme tė zjarrvėnies pasi dyshohet se njė person, i cili kishte tė mbuluar kokėn me njė kapele, kishte ngritur grilat siguruese tė lokalit dhe pas daljes sė tij nga lokali, ėshtė vėrejtur zjarri.

Dėme tė konsiderueshme materiale i janė shkaktuar lokalit nė brendi, ndėrsa nuk ėshtė pėrcaktuar vlera e dėmeve tė shkaktuara.Prokurori publik i cili ėshtė njoftuar lidhur me rastin dhe veprimet e ndėrmarra, ka autorizuar inicimin e hetimeve tė rastit si “shkaktim i rrezikut tė pėrgjithshėm”.