Nė afėrsi tė varrezave tė Qytetit nė Mitrovicė me ndihmėn e njė biznesmeni turk nga Inegoli , ėshtė mundėsuar realizimi i projektit pėr ndėrtimin e njė xhamie qė do tė shėrbej enkas pėr ceremonitė mortore nė Mitrovicė.
Nė pėrurimin e kėtij objekti pėrveē kryetarit Avni Kastrati, kanė marrė pjesė drejtues tė
Komunės sė Inegolit, tė prirė nga kryetari Alinur Aktash, mandej ministri Mahir Jaxhillar,
pėrfaqėsues tė Kėshillit tė Bashkėsisė Islame etj.
Kryetari Kastrati, i ka falėnderuar miqtė dhe donatorėt turq nė emėr tė qytetarėve pėr
ndihmėn qė po japin pėr Mitrovicėn dhe gjithė Kosovėn. “Xhamia e ndėrtuar kėtu ėshtė njė
objekt i veēantė nė gjithė Kosovėn, meqė ėshtė projektuar enkas pėr ceremoni mortore”.
Ai sqaroi se nė kėtė xhami do tė kryhen tė gjitha ritet fetare, si pastrimi i kufomės, mandej
ruajtja dhe tė gjitha ritet tjera qė lidhen me ceremoni tė tilla. “Miqėsia dhe bashkėpunimi
ndėrmjet dy shteteve tona, Kosovės dhe Turqisė dhe nė kėtė rast Mitrovicės dhe Inegolit,
po reflektohet nė krijimin e mundėsive dhe kushteve mė tė mira pėr jetė”.
Shumė i lumtur pėr kėto projekte qė po realizohen nė Mitrovicė u shpreh edhe kryetari i
Komunės sė Inegolit, Alinur Aktash, i cili pėr dy ditė ka qėndruar nė Mitrovicė i shoqėruar
nga bashkėpunėtorė, biznesmenė dhe pėrfaqėsues tė komunitetit shqiptar atje. “Jemi shumė
tė kėnaqur qė shohim kėto projekte qė po realizohen nė tė mirė tė qytetarėve tė Mitrovicės,
me tė cilėt kemi njė miqėsi dhe bashkėpunim shumė tė ngushtė”.
© Të gjitha të drejtat e rezervuara