Prishtinė - Zėvendėsministri i Punėve tė Brendshme tė Kosovės, Sasa Rashiq, ka thėnė se mė shumė se 1 mijė serbė kanė paraqitur kėrkesat pėr riregjistrimin e automjeteve tė tyre, dhe nė vend tė targave serbe tė marrin ato tė Kosovės ?KS? dhe ?RKS?.
Rashiq ka thėnė se komisioni kompetent nga e hėna do tė fillojė shqyrtimin e kėrkesave pėr dhėnien e targave tė Kosovės dhe patentė-shoferėve.
"Afati pėr riregjistrim do tė vazhdojė, kėrkesat do tė pranohen, kurse komisioni do tė shqyrtojė aplikimet pėr riregjistrim tė automjeteve", tha Rashiq pėr agjencinė serbe Tanjug.
Nė kuadėr tė afatit shtesė do tė mund tė mund tė riregjistrohen automjetet tė cilat janė regjistruar deri mė 15 nėntor tė vitit 2011, kurse pėr automjetet e regjistruara pas kėsaj date do tė duhet tė paguhet zhdoganimi i tyre nė Doganat e Kosovės.
Ndėrsa kur bėhet fjalė pėr veriun e Kosovės, ku vazhdojnė tė lėshohet targa nga MPB e Serbisė me akronimet e qyteteve tė Kosovės, zyrtarėt e MPB tė Kosovės thonė se pėr kėtė pjesė tė Kosovės ėshtė pėrgjegjės EULEX-i qė tė zbatojė marrėveshjen e arritur nė Bruksel lidhur me kėtė ēėshtje raporton Koha.
© Të gjitha të drejtat e rezervuara