Qytetarėt e shqetėsuar me reduktimet e ashpra

Qytetarėt e shqetėsuar me reduktimet e ashpraMitrovicė:Edhe pas paralajmėrimeve tė zyrtarėve tė KEK-ut se gjendja me energji elektrike...Foto 1/1
Nga M-Magazine E Enjte, 16 Gusht 2012 | 11:44

Mitrovicė:Edhe pas paralajmėrimeve tė zyrtarėve tė KEK-ut se gjendja me energji elektrike do tė rregullohet gjatė ditės sė djeshme, situata veē ėshtė keqėsuar edhe mė shumė. Reduktime tė ashpra tė energjisė ka nė gjithė Kosovėn, ku nuk i shpėton as Mitrovica

Reduktimet e ashpra qė janė ndier kėto ditė kanė kapur edhe qendrėn e qytetit tė Mitrovicė dhe pjesa dėrmuese e Komunės sė Mitrovicės ėshtė nė kategorinė C me reduktimet 3-3.

Derisa dje nė mėngjes, zėdhėnėsi i KEK-ut, Viktor Buzhala, kishte deklaruar pėr media  se reduktimet po ndodhin pėr shkak tė disa problemeve teknike nė njėsinė A5 tė Termocentralit Kosova , zyrtarė tė KEK-ut nė Mitrovicė nuk kanė dashur tė prononcohen pėr kėtė ēėshtje.
Banoret ankohen tej mase me kėtė gjendje duke shprehur pakėnaqėsinė e tyre ndaj kėtyre regjimeve tė ashpra qė po u bėhen.

Nerimane Ferizi   banore  e  qendrės sė qytetit tė Mitrovicės shprehet e  pakėnaqur nė lidhje me reduktimet e energjisė dhe thotė se “kjo tashmė ka kaluar nė traditė tė KEKU-ut  qė gjatė festave tė kemi reduktime tė tilla me arsyetime tė kota tė prishjeve dhe po hasim nė shumė vėshtirėsi sidomos ne qė jetojmė nė banesa dhe ndodh qė shumė shpesh tė mbetemi edhe nė ashensor”  tha ajo.

Zhurma tė gjeneratorėve po dėgjohet gjithė andej vendit ndėrsa Korporata Energjetike e Kosovės nuk po mundet tė normalizoi situatėn.