Protestuan gazetarėt : Nuk do tė heshtin

Protestuan gazetarėt : Nuk do tė heshtinPrishtinė - Gazetarėt kosovarė, tė revoltuar nga futja e nenit 37 dhe 38 nė Kodin e ri...Foto 1/1
Nga M-Magazine E Hėnė, 23 Prill 2012 | 16:33

Prishtinė - Gazetarėt kosovarė, tė revoltuar nga futja e nenit 37 dhe 38 nė Kodin e ri penal tė Kosovės, kanė protestuar sot para Kuvendit tė Kosovės.

Pėrmes heshtjes disa minutėshe ata kanė treguar “pretendimet” e institucioneve pėr ta ndalur fjalėn e lirė, dhe pėrmes sloganeve kanė porositur institucionet qė “t’i ndalin lojėrat”. E mė pas fishkėllimat e tyre kanė shėrbyer si kundėrpėrgjigje se gazetarėt e Kosovės “nuk do tė ndalen, edhe nėse njė gjė tė tillė e kėrkojnė institucionet”.

Kryetari i Asociacionit tė Gazetarėve Profesionist tė Kosovės (AGPK), Arben Ahmeti, ka vlerėsuar se klasa politike e Kosovės kur ka votuar kėtė Kod, ka bėrė njė akt tė turpshėm dhe nuk do tė ishte e ēuditshme,. “Ajo ēka mbetet e qartė ėshtė se komuniteti i gazetarėve nuk do ta pranojė kurrė kėrcėnimin me burg dhe nuk do tė heshtė karshi kėrcėnimeve tė pushtetit dhe politikės me burg”, ka thėnė Ahmeti.