Ndrroj jetė polici Enver Zymberi

Ndrroj jetė polici Enver Zymberi Mitrovicė - Mbrėmė rreth orės 22:10 nė QKUK  ka ndėrruar jetė pjesėtari i Njėsisė...Foto 1/1
Nga M-Magazine E Mėrkurė, 27 Korrik 2011 | 09:36

Mitrovicė - Mbrėmė rreth orės 22:10 nė QKUK  ka ndėrruar jetė pjesėtari i Njėsisė Speciale tė Policisė sė Kosovės, Enver Zymberi, i plagosur nga njė snajper serb gjatė operacionit tė ndėrmarr nė veri tė Kosovės.


Gjendja e tij  shėndetėsore ishte e rėndė qė nga momenti kur ai u qėllua nė kokė nga snajperi. Enveri, i lindur nė vitin 1979  nga fshati Dubovc i komunės sė  Vushtrisė, ishte baba i tre fėmijėve dhe ishte pjesėtar i Njėsisė Speciale tė Policisė sė Kosovės nė regjionin e Mitrovicės. KMDLNJ nė Mitrovicė ka sqaruar se Zymberi ėshtė plagosur rreth orės 15:00, nė afėrsi tė pikės 31 nė Bėrnjakė, derisa pjesėtarėt e Njėsisė Speciale po shkonin me automjete drejt kėsaj pjese tė kufirit.

Sipas KMDLNJ-sė, ata janė sulmuar nga tė dyja anėt e rrugės nga bandat kriminele serbe tė armatosura. Presidentja e vendit i ka dėrguar njė telegram ngushėllimit familjes policit Enver Zymberi. “Me dhimbje shumė tė madhe mora lajmin pėr vdekjes e mė tė dashurit tuaj, policit tė Kosovės, Enver Zymberi, i cili u plagos rėndė derisa ishte nė detyrė pėr vendosjen e ligjshmėrisė nė vendkalimet kufitare tė Republikės sė Kosovės me Serbinė dhe ndėrroi jetė disa orė mė vonė, duke mos iu bėrė ballė plagėve tė rėnda, me gjithė angazhimin dhe pėrkushtimin shumė tė madh tė mjekėve”, thuhet nė telegramin e ngushėllimit.

Edhe kryeministri Hashim Thaēi i ka dėrguar njė telegram ngushėllimi familjes Zymberi. ”Sakrifica e Enverit nė mbrojtje tė kufijve tė atdheut, tė shtetit tė Kosovės, do tė mbetet pėrherė nė kujtesėn dhe zemrėn e qytetarėve tė Kosovės, duke identifikuar njėkohėsisht pėrkushtimin e tij pėr mbrojtjen e lirisė dhe paqes nė vendin tonė”, thuhet nė telegramin e Thaēit dėrguar tė martėn vonė nė mbrėmje.