Nė Mitrovicė u hapėn Takimet e Krijimtarisė Kulturore

Mitrovicė – Me Koloninė e piktorėve dhe skulptorėve “Mlladen Popoviq”, nė tė cilėn po...Foto 1/1
Nga M-Magazine E Hėnė, 20 Qershor 2011 | 14:01

Mitrovicė – Me Koloninė e piktorėve dhe skulptorėve “Mlladen Popoviq”, nė tė cilėn po marrin pjesė dhjetė artistė nga Serbia dhe Mali i Zi, nė pjesėn veriore tė Mitrovicės u hapėn Takimet e shtatėmbėdhjeta tė krijimtarisė artistike tė Serbisė.

Takimet, tė cilat u hapėn mbrėmė, do tė mbahen nė Mitrovicė deri mė 26 qershor, ndėrsa nė kuadėr tė tyre do tė organizohen edhe takimet poetike “Aleksandar Aca Despotoviq”. Pritet qė vėmendjen mė tė madhe ta tėrheqin anėtarėt e grupeve folklorike, tė cilėt, pėr herė tė parė pas dy dekadave, do tė parakalojnė rrugėve tė qytetit dhe se nė kėto takime do tė marrin pjesė mė shumė se 300 anėtarė.

Nė sheshin kryesor tė qytetit, mė 26 qershor, do tė mbahet pjesa garuese e programit, ku, siē pritet, pėrveē SHKA-sė nikoqire “Kosovski bozhuri”, do tė marrin pjesė edhe SHKA nga Zhitishti, Banja Lluka, Trebinja, Ēaēaku, Vranja dhe Podgorica, kurse ėshtė paralajmėruar edhe ardhja e njė SHKA-je nga Gjermania. Nga data 25 deri mė 30 qershor do tė mbahet edhe Panairi tradicional i librit, tė cilin e organizon Biblioteka e Qytetit “Vuk Karaxhiq”, kurse sivjet pėr herė tė parė do tė organizohet nė ambient tė hapur – pra nė sheshin kryesor tė qytetit.