Unmiku: Shtėpitė e rindėrtuara do tė rrėnohen

Unmiku: Shtėpitė e rindėrtuara do tė rrėnohenMitrovicė - Administrata e UNMIK-ut nė veri tė Mitrovicės ka kėrcėnuar sėrish shqiptarėt...Foto 1/1
Nga M-Magazine E Martė, 03 Korrik 2012 | 10:04

Mitrovicė - Administrata e UNMIK-ut nė veri tė Mitrovicės ka kėrcėnuar sėrish shqiptarėt qė po i rindėrtojnė shtėpitė nė pronat e tyre, qė tė mos e bėjnė kėtė, sepse ato do tu rrėnohen.

Fevzi Beqiri, nėnkryetar i Kėshillit tė Lagjes “Lagja e Boshnjakėve”, bėri tė ditur se inspektori serb nė Administratėn e UNMIK-ut nė veri tė qytetit, Aleksandėr Baraq, ia ka dorėzuar Rexhė Avdiut nė “Lagjen e Boshnjakėve”, vendimin pėr ndėrprerjen e punėve, pėrkatėsisht rrėnimin e asaj qė ėshtė bėrė deri tash  nė ndėrtimin e shtėpisė nė pronėn e tij, e cila ka filluar kėto ditė  e qė ėshtė donacion i dhuruar nė mbrėmjen humanitare kushtuar Mitrovicės “Ndihmo edhe ti”.

Pėrfaqėsuesi i UNMIK-ut ia kishte lėnė Rexhė Avdiut edhe vendimin tjetėr pėr rrėnimin e shtėpisė sė Remzi Zeqirit, qė poashtu ėshtė duke u ndėrtuar falė donacionit nga mbrėmja humanitare “Ndihmo edhe ti”dhe gjendet nė tė njėjtėn lagje.

 Ėshtė interesant, se administrata serbe e UNMIK-ut vendimet i ka dorėzuar aty ku duhet, por emrat e pronarėve i kishte gabuar.

Me vendimin e shkruar nė gjuhėn shqipe, por me shumė gabime,  tė datės 22.06.2012,ata  urdhėrohen qė nė afatin prej 48 orėsh tė rrėnoj objektin banesor, me arsyetim se nuk ka leje ndėrtimi nga administrata e UNMIK-ut.

Tutje nė vendim thuhet se nėse ata nuk veprojnė sipas vendimit, atėherė ekzekutimi i vendimit tė bėhet me dhunė. Ndonėse si kėshillė juridike nė vendimin ėshtė dhėnė mundėsia e ankimimit nė afat prej 30 ditėsh, aty thuhet se ankesa nuk e ndalon ekzekutimin e tij, pra rrėnimin e shtėpisė.

“Ne tashmė jemi mėsuar me veprime tė kėtilla kėrcėnuese e shantazhuese  qė e kanė mbėshtetjen e plotė tė UNMIK-ut, andaj kėto vendime nuk na bėjnė fare pėrshtypje. Ne jemi tė vendosur dhe tė pėrkushtuar qė tė qėndrojmė nė pronat tona dhe ta ruajmė kėtė pjesė tė Kosovės nga spastrimi i mėtutjeshėm. Na nevojitėt vetėm mbėshtetja dhe ndihma e institucioneve lokale dhe qendrore tė Kosovės”, ka thėnė Beqiri.

Ai kėrkon qė Qeveria e Kosovės tė angazhohet edhe mė shumė nė ndėrtimin e objekteve shumėkatėshe nė “Lagjen e Boshnjakėve” dhe nė lagjet tjera veriore. Kjo sipas tij ėshtė e domosdoshme, nė mėnyrė qė tė kthehen tė gjithė shqiptarėt e dėbuar me dhunė dhe tė vazhdojnė jetėn e tyre aty ku mė parė kanė jetuar.
Qė kjo tė ndodhė dhe me qėllim tė ndėrpritet pėrfundimisht shitja eventuale e pronave nga ana e shqiptarėve, thotė ai, Qeveria e Kosovės duhet t’i blej vetė kėto prona nėse ka tė tilla dhe patjetėr duhet tė mundėsoj punėsimin e nga njė anėtari tė secilės familje qė jeton nė lagjet veriore e qė nuk e ka asnjė tė punėsuar.