Kërkimi i të zhdukurve vazhdon në Zhilivodë

Kërkimi i të zhdukurve vazhdon në ZhilivodëVushtrri- Në fshatin Zhilivodë, afër Vushtrrisë, ekspertët e EULEX-it nga...Foto 1/1
Nga M-Magazine E Enjte, 19 Korrik 2012 | 11:18

Vushtrri- Në fshatin Zhilivodë, afër Vushtrrisë, ekspertët e EULEX-it nga Departamenti i Mjekësisë Ligjore (DML), në bashkëpunim me FSK-në, rifilluan sot hulumtimin e këtij lokacioni për mbetje mortore eventuale të viktimave të luftës, që aktualisht trajtohen të pagjetur. Hulumtimi ky që kishte fillur në fund të muajit gusht 2010, por që përnjë kohë ishte ndërprerë.

“Në lokacionin që janë duke u realizuar gërmimet vlersuese gjithqka është duke shkuar ashtu siç është paraparë, andaj këto gërmime pritet të zgjasin rreth 4 muaj”, njofton EULEX-i.
Që prej se ekspertët e EULEX-it i janë bashkuar DML-së në dhjetor të vitit 2008, ky departament i ka kryer rreth 270 operacione në terren. Janë gjetur me shumë se 135 trupa të pajetë, thuhet në një njoftim të
EULEX-it.
Të martën ekspertët e EULEX-it nga Departamenti i Mjekësisë Ligjore (DML), në bashkëpunim me zhytësit
për kërkim-shpëtim të Forcës së Sigurisë së Kosovës kanë kryer një operacion të kontrollimit në një lokacion
në liqenin e Livoçit afër Gjilanit, në kërkim të personave të pagjetur. Në këtë rast nuk është gjetur asnjë
mbetje mortore.