Mitrovicė - Drejtuesit e Komunės sė Mitrovicės e kanė mirėpritur aksionin e KFOR-it pėr largimin e barrikadave nga rrugėt nė veri, tė cilat e kanė vėshtirėsuar sė tepėrmi jetėn e qytetarėve nė atė pjesė tė vendit.
Nė tė njėjtėn kohė ėshtė dėnuar sulmi dhe plagosja e dy ushtarėve tė KFOR-it .
Kryetari i komunės, Avni Kastrati, tha se barrikadat nė rrugė janė tė papranueshme, prandaj strukturat e sigurisė si ato vendore edhe ato ndėrkombėtare duhet tė jenė tė vendosura qė tė mos lejojnė vendosjen e tyre. "Mentaliteti i barrikadave nuk ka vend nė Kosovė, andaj KFOR-i, EULEX-i dhe Policia e Kosovės duhet tė kryejnė misionin e vet pėr tė krijuar liri tė lėvizjes pėr tė gjithė".
"Ne e dėnojmė ashpėr plagosjen e ushtarėve tė KFOR-it nga ata , tė cilėt me ēdo kusht duan ta mbajnė njė ambient kaotik me qėllim tė sabotimit tė shtetit tė Kosovės".
Kryetari Kastrati, ka shprehur respekt pėr qytetarėt e veriut, tė cilėt edhe nė kėto rrethana janė duke u treguar tė pėrgjegjshėm dhe gjakftohtė
© Të gjitha të drejtat e rezervuara