KFOR-i nuk ka parė rrezik nga maunet ruse

KFOR-i nuk ka parė rrezik nga maunet ruse Mitrovicė - Komandanti i KFOR-it, Erhard Drews, ka thėnė se trupat e tij kanė vlerėsuar se...Foto 1/1
Nga M-Magazine E Enjte, 03 Maj 2012 | 13:48

Mitrovicė - Komandanti i KFOR-it, Erhard Drews, ka thėnė se trupat e tij kanė vlerėsuar se maunet me medikamente tė ardhura nga Rusia nuk kanė paraqitur ndonjė rrezik pėr ambientin e qetė dhe tė sigurt nė Kosovė, prandaj dhe nuk kanė marrė asnjė veprim ndaj tyre.

Ai ka pėrkujtuar se trupat e KFOR-it nuk kanė mandat qė tė kryejnė detyrat e policisė kufitare apo tė doganave dhe se nganjėherė "pritjet janė mė tė mėdha se ēfarė duhet tė bėjė KFOR-i dhe ēfarė jo". Nė kėtė mėnyrė ai i ėshtė pėrgjigjur shqetėsimit tė ministrit tė Punėve tė Brendshme, Bajram Rexhepi, i cili kishte shprehur brengėn pėr lejimin e papenguar tė kamionėve me mallra nė kalimet ilegale kufitare nga Serbia nė Kosovė.

Nė mėngjesin e sė hėnės nėpėrmjet rrugėve alternative tė kufirit me Serbinė ėshtė futur njė kamion, dėrgesė nga Rusia, e deklaruar tė ketė ngarkesė me barna dedikuar spitalit tė Mitrovicės. Ministri Rexhepi menjėherė pati reaguar pėr kėtė. Ai qe shprehur i indinjuar qė KFOR-i, mision i NATO-s nė Kosovė, ka lejuar njė gjė tė tillė, ngaqė, sipas tij, kamioni mund tė ketė pasur edhe armatim brenda./koha.net/