Janė pakėsuar rezervat e gjakut nė spital

Janė pakėsuar rezervat e gjakut nė spitalMitrovicė – Pėr shkak tė mungesės sė rezervave tė gjakut, kompetentėt e spitalit nė...Foto 1/1
Nga M-Magazine E Hėnė, 06 Gusht 2012 | 14:25

Mitrovicė – Pėr shkak tė mungesės sė rezervave tė gjakut, kompetentėt e spitalit nė pjesėn veriore tė Mitrovicės u bėn thirrje sot vullnetarėve tė gjakut qė tė vijnė e tė dhurojnė gjak. Drejtoresha e transfuzionit, dr. Vesna Milentijeviq, tha se mungojnė rezervat e tė gjitha grupeve tė gjakut, por aktualisht mė sė shumti ka nevojė pėr grupin zero rhd pozitiv dhe negativ.

“Duke pasur parasysh se jemi nė stinėn e verės, pėr ē’arsye edhe ėshtė zvogėluar numri i dhuruesve tė
gjakut, gjendja aktuale nė shėrbimin e transfuzionit ėshtė e keqe, ngase do tė duhej tė kishim mė shumė
rezerva. Aktualisht mė sė shumti ka mungesė tė grupit zero rhd negativ dhe zero rhd pozitiv”.

Dr. Milentijeviq u bėn thirrje tė gjithė dhuruesve vullnetarė tė gjakut, pavarėsisht se ēfarė grupi tė gjakut
kanė, qė tė vijnė pėr ēdo ditė nė shėrbimin e transfuzionit dhe tė dhurojnė gjak.