Ivanoviqi: Do tė jetė verė e nxehtė nė Kosovė

Ivanoviqi: Do tė jetė verė e nxehtė nė KosovėMitrovicė – Sekretari shtetėror nė Ministrinė pėr Kosovėn, Oliver Ivanoviq, vlerėsoi...Foto 1/1
Nga M-Magazine E Mėrkurė, 20 Qershor 2012 | 12:20

Mitrovicė – Sekretari shtetėror nė Ministrinė pėr Kosovėn, Oliver Ivanoviq, vlerėsoi se Kosovėn e pret njė verė e nxehtė, ku do tė ketė ende incidente sporadike.

“Me anė tė dialogut ne po e mbajmė nėn kontroll situatėn, e cila ėshtė e tensionuar dhe pritet tė shpėrthejė nė ēdo ēast, nė formėn e ndonjė incidenti, gjė qė nuk ėshtė nė interes tė askujt”, tha Ivanoviq nė RTS.
Ai vlerėsoi se situata mund tė mbahet nėn kontroll vetėm nėse vazhdon dialogu dhe pėrkujtoi se nė bisedimet e ardhshme ka tema tė vėshtira pėr t’u diskutuar, siē ėshtė telekomi, tė cilat, ndonėse duken si biseda teknike, kanė edhe konotacione politike.

“Kosova nuk ėshtė shtet, andaj nuk mund tė ketė numėr tė posaēėm tė telefonit. Ėshtė shumė me rėndėsi qė ta zgjidhim ēėshtjen e operatorėve tanė mobilė dhe fiks, ngase kjo ėshtė shumė e rėndėsishme pėr qytetarėt tanė”, tha Ivanoviq.

Duke i komentuar paralajmėrimet e disave se Bashkimi Evropian dėshiron qė ta aranzhojė njė takim tė kryetarit tė Serbisė, Tomisllav Nikoliq, me kryetaren e Kosovės, Atifete Jahjaga, dhe qė Serbia ta hapė njė pėrfaqėsi tė saj diplomatike nė Kosovė, Ivanoviqi theksoi se kėrkesa tė tilla zyrtare nuk ka, transmeton B92.

“Takimi i dy kryetarėve do tė ishte njė njohje indirekte dhe unė mendoj se ne nuk jemi tė gatshėm qė tė futemi kaq thellė nė kėtė ēėshtje”, tha Ivanoviq dhe shtoi se kjo ėshtė ajo vija e kuqe, tė cilėn nuk guxojmė ta kalojmė.