Kėshilltarja e kryeministrit kosovar Hashim Thaēi, Dhurata Hoxha, ka deklaruar se Qeveria e Kosovės ėshtė e gatshme qė tė takohet me pėrfaqėsuesit e serbėve tė veriut tė Kosovės.
Hoxha theksoi se kėta do tė mund tė ishin edhe kryetarėt e tanishėm tė komunave, nėse ata zgjidhen pėr pėrfaqėsues nga vetė serbėt. Hoxha deklaroi kėshtu gjatė paraqitjes sė raportit tė Zyrės Civile Ndėrkombėtare (ZCN). Raporti i ZCN-sė ėshtė si rezultat i konsultimit me qytetarėt, me rreth 100 serbė, tė cilin e ka zhvilluar ZCN nė Mitrovicė. “Pėr herė tė parė po dėgjohet zėri i njė grupi solid dhe i pėrfaqėsuesve tė serbėve qė jetojnė nė veri tė Kosovės”, thuhet nė raport.
Nė raport konstatohet se serbėt e veriut nuk kanė mekanizma tė pranueshėm e tė dėshirueshėm, tė cilėt do t’u mundėsonin shprehjen e interesave tė tyre dhe thuhet se situata nė terren nuk do tė ndryshojė derisa tė mos ndryshojė mendimi dhe qėndrimi i Beogradit. Nė kėtė raport theksohet se Qeveria e Kosovės duhet tė bėjė maksimumin qė t’ia shtrijė dorėn komunitetit serb nė veri, me qėllim tė integrimit sa mė tė shpejtė tė tyre nė shoqėrinė kosovare. /Kim Radio/
© Të gjitha të drejtat e rezervuara