Brunei Darussalam njohu Kosovėn

Brunei Darussalam njohu KosovėnMinistri i Punėve tė Jashtme dhe i Tregtisė i Brunei Darussalam, Mohamed Bolkiah pėrmes...Foto 1/1
Nga M-Magazine E Enjte, 26 Prill 2012 | 10:56

Ministri i Punėve tė Jashtme dhe i Tregtisė i Brunei Darussalam, Mohamed Bolkiah pėrmes njė letre dėrguar Ministrit tė Punėve tė Jashtme tė Republikės sė Kosovės, Enver Hoxhaj ka konfirmuar njohjen zyrtare tė Kosovės nga ky shtet.

Sot, ministri Hoxhaj po ashtu ka zhvilluar njė bisedė telefonike me Ambasadorin e kėtij shteti nė Organizatėn e Kombeve tė Bashkuara nė New York, Latif Tuha, i cili ka pėrcjell pėrshėndetjet tė pėrzemėrta tė ministrit tė jashtėm dhe i ka konfirmuar ministrit Hoxhaj njohjen e zyrtare nga Brunei Darussalam.

Me kėtė rast, Ministri Hoxhaj ėshtė ftuar nė njė vizitė zyrtare nė kėtė shtet.
Brunei Darussalam, i njohur nė botė si Brunei, ėshtė shtet sovran qė shtrihet nė Azinė Juglindore.
Popullsia e Bruneit nė vitin 2011 ka qenė 401,890 banorė, ndėrsa aktualisht konsiderohet si shtet i ri i industrializuar, qė ka vendin e dytė pėr nga rritja e indeksit tė zhvillimit human nė mesin e shteteve tė Azisė Juglindore dhe klasifikohet si shtet i zhvilluar.
Kryeqyteti  i Bruneit ėshtė Bandar Seri Begawan, kurse ėshtė shtet anėtar i Organizatės sė Kombeve tė Bashkuara qė nga 21 shtatori 1984.