Mitrovicė - Pėrfaqėsues tė lagjės veriore ?Kroi i Vitakut?, ku tė enjten misioni i EULEX-it ka kryer njė operacion bastisje nė shtėpitė e shqiptare, duke arrestuar katėr persona si tė dyshuar pėr vrasjen e njė serbi vitin e kaluar, tė premten kanė nis takimet e tyre me autoritete pėr tė kėrkuar sqarime pėr operacionin nė fjalė.
Fillimisht ata janė drejtuar te Komuna e Mitrovicės, ku janė takuar me drejtorin e Drejtorisė pėr Mbrojtje dhe Shpėtim, Behxhet Bala, si dhe pėrfaqėsues tė policisė nga rajoni I Mitrovicės, me q’rast kanė shpreh shqetėsimet e tyre pėr rastin e sė enjtes.
Pas kėtij takimi ata kanė vazhduar nė drejtim tė ndėrtesės sė misionit tė EULEX-it, ku u ėshtė bėrė njė termin pėr takim me zyrtarė tė kėtij misioni pėr nė ora 15:00.
“Ne ishim nė komunė, fillimisht pėr tė shpreh kundėrshtimet tona pėr aksionin e djeshėm qė konsiderojmė se ėshtė i njėanshėm, sepse vetėm shtėpitė e shqiptarėve po bastisen, dhe mė pas shkuam nė EULEX, ku na than se nė ora 15:00 mund tė takohemi me zyrtarė dhe tė bisedojmė” tha pėrfaqėsuesi I shqiptarėve tė “Kroit tė Vitakut”, Nazmi Ismajli.
Ai shtoj se mė vonė do tė mbajnė edhe njė takim me pėrfaqėsuesit e lagjeve tė tjera tė veriut, dhe tė shtunėn do tė mbajnė njė protestė para selisė sė EULEX-it nė Mitrovicė.
Ndryshe nė lagjen “Kroi i Vitakut”, sipas Ismjalit aktualisht janė duke banuar 20 familje shqiptare, ndėrkohė qė po punohet nė rindėrtimin edhe tė shtėpive tė tjera, pas pėrfundimit tė sė cilave pritet kthimi edhe i familjeve tė tjera.
© Të gjitha të drejtat e rezervuara