Mitrovicė-Nė kuadėr tė aksionit humanitar Ndihmo edhe ti pėr rindėrtimin e shtėpive nė veri tė Mitrovicės, deri me tani kanė nisur tė rindėrtohen gjithsej 16 shtėpi. Prej tyre 11 janė nė Lagjen e Boshnjakėve, 3 nė zonėn e Tre rrokaqiejve dhe 2 nė Kroin e Vitakut.
Pėr tė parė ecurinė e rindėrtimit tė kėtyre shtėpive, kėto lagje janė vizituar nga njė komision i pėrbėrė nga zyrtarė komunalė, pėrfaqėsues tė partive opozitare nė Kuvendin e Komunės dhe pėrfaqėsues tė lagjeve tė veriut.
Nėnkryetari i komunės, Riza Haziri, tha se pėrveē qė ėshtė duke u bėrė njė punė shumė e mirė prej tė gjitha atyre kompanive qė kanė filluar tė rindėrtojnė shtėpitė ,ai theksoi se premtimet pėr tė ndihmuar rindėrtimin nė veri mė sė miri janė duke e realizuar pronarėt e kompanive private.
Nėnkryetari Haziri tha “Deri me tani janė mbledhur mė shumė se 300 mijė euro, pėrderisa premtimet kanė qenė deri nė 1.5 milion euro, dhe se ėshtė bėrė njė listė e saktė me emrat dhe shumat e premtuara tė tė gjithė atyre qė janė bėrė pjesė e aksionit “Ndihmo edhe ti””..
© Të gjitha të drejtat e rezervuara