Skėnderaj - Organizata Joqeveritare Prehja nė Skėnderaj, mbėshtetur nga Ambasada Amerikane nė Kosovės, ka filluar Iniciativen kundėr kancerit tė gjirit, sėmundje kjo e pranishme nė masė tė madhe edhe te gratė e Kosovės.
Nė kuadėr tė kėsaj inciative, me moton “Bashk e mundim,vet na mund”, nė Skėnderaj ėshtė mbajtur njė kampanjw sensibilizuese e opinionit pėr kėtė sėmundje, duke kėrkuar me kėtė rast kontributin e tė gjithėve nė luftimin e saj.
Projekti nė fjalė do tė zgjas tetė muaj, ku pėrfshihen hulumtimet mbi rastet, fushatat, debatet dhe nė fund pėrpilimi I njė baze tė tė dhėnave tė grave tė kėsaj komune qė janė tė prekura nga kanceri I gjirit.
Ajnishahe Halimi, drejtoreshė e ojq-sė “Prehja”, e atakuar personalisht me kėtė sėmundje, tha se nga hulumtimet qė kanė bėrė nėpėr terren gjatė kėtyre ditėve kanė fakte tė dhėmshme, disa nga gratė e identifikuara tashmė nuk janė pjesė e kėsja bote.
Sipas saj nuk ėshtė nė rregull qė gratė e atakuara me kėtė sėmundje pėrveq dhimbjeve dhe vėshtirėsive qė kanė, tė ballafaqohen edhe me depėrtimin e shiut nė qatit e shtėpive tė tyre, apo me sigurimin e miellit pėr familjet e tyre, ashtu siq po ndodh me disa sosh.
Poashtu nuk ėshtė nė rregull qė aparatura pėr trajtimin e kėsaj sėmundje tė tė jetė nė Prishtinė jahstė funksioni, ndėrkohė qė numri i pacienteve ėshtė shumė I madh edhe tek ne.
Ajo me kėtė rast ka apeluar te organet pėrgjegjėse qė aparatura e radiografisė tė vihet nė funksion sa mė parė.
Onkologja, Mejreme Krasniqi, bėri tė ditur se nga dhjetori I vitit 2010, kur ka filluar tė funksionoj Instituti onkologjik, gjegjėsisht departamenti pėr trajtimine kėsaj sėmundje, janė vizituar 18 mojė pacientė, 16 mijė nga tė cilėt I janė nėnshtru terapisė.
Krasniqi kėrkoj nga parlamentarėt dhe qeveritarėt tė ndajnė buxhet mė tė madh pėr onkologjinė nė mėnyrė qė tė trajtohen si duhet tė gjithė pacientėt me kėtė sėmundje, ndrėkohė qė kėrkoj angazhimin e tė gjithve nė luftimin e sėmundjes, nė veqanti me zbulimin e saj tė hershėm qė do tė thotė jetė.
Nė kėtė tubim nė tė cilėn morėn pjesė, pėrfaqėsues tė Parlamentit tė Kosovės, Ambasadės Amerikane, institucioneve tė tjera lokale, pėrfaqėsues tė shoqėrisė civile dhe qytetarė tė shumtė tė tė dy gjinive, folėn edhe Nafije Latifi e atakuar me kancerin nė gji nga viti 2004, pastaj drejtori komunal I shėndetėsisė sė Skėnderajit, Osman Deliu etj.
© Të gjitha të drejtat e rezervuara