Petroviqi: Zyra nė Mitrovicė, nė shėrbim tė qytetarėve

Petroviqi: Zyra nė Mitrovicė, nė shėrbim tė qytetarėveZėvendėskryeministri i Kosovės dhe ministri i Pushtetit Lokal, Sllobodan Petroviq, flet...Foto 1/1
Nga M-Magazine E Hėnė, 09 Korrik 2012 | 10:27

Zėvendėskryeministri i Kosovės dhe ministri i Pushtetit Lokal, Sllobodan Petroviq, flet pėr “M-Magazine” pėr sfidat lidhur me veriun e Kosovės.

Ėshtė paralajmėruar hapja e Zyrės Administrative nė Mitrovicė. Cili do tė jetė funksioni i saj – teknik apo politik?
Unė disa herė e kam potencuar natyrėn teknike e jo politike tė kėsaj zyre. Ajo do tė krijojė, para sė gjithash, kushte mė tė mira tė sistemit ndaj qytetarėve tė veriut tė Kosovės, pėrkatėsisht tė pjesės veriore tė Mitrovicės. Zyra do tė shėrbejė edhe si trup qė do tė investojė dhe do tė mbikėqyrė pėrmirėsimin e infrastrukturės dhe zbatimin e projekteve tė tjerė zhvillimor nė pjesėn veriore tė Mitrovicės dhe nė gjithė veriun e Kosovės. Kam pasur rastin tė dėgjoj dhe tė lexoj nėpėr gazeta deklaratat e disa individėve qė jetojnė nė veri tė Kosovės, tė cilėt hapjen e kėsaj zyre e quajnė provokim. E shfrytėzoj rastin qė tė them kėtu se nuk shoh kurrfarė arsyeje pėr njė interpretim tė tillė. Kjo zyrė ka njė qėllim e ky ėshtė pėrmirėsimi i jetės sė qytetarėve nė pjesėn veriore tė Mitrovicės, qė nėnkupton zhvillimin ekonomik tė kėsaj pjese tė Kosovės.

Pse mendoni se hapja e kėsaj zyre do tė jetė njė hap i suksesshėm kur dihet se tashmė 13 vjet hapat e tillė kanė dėshtuar vazhdimisht?
Mua nuk mė kujtohet asnjė nismė e ngjashme, mirėpo konsideroj se kjo zyrė do tė ketė sukses, ngase po hapet nė kohėn kur po zhvillohen bisedime nė Bruksel, tė cilat bisedime, shpresoj sinqerisht, do t’i kristalizojnė marrėdhėniet nė Kosovė e nė kėtė kuadėr edhe nė veri tė vendit. Ne dėshirojmė qė t’u dalim krah qytetarėve pėr tė gjitha nevojat qė ata kanė dhe qė t’ua lehtėsojmė jetėn e tyre tė pėrditshme. Unė nuk kam thėnė asnjėherė se ēdo gjė lidhur me kėtė zyrė do tė shkojė lehtė, por e di me siguri se nė jug tė Ibrit nismat e tilla dhe kjo formė e bashkėpunimit u ka ndihmuar qytetarėve qė jetojnė nė komunat e sapokrijuara, andaj njė gjė e tillė dėshiroj tė ndodhė edhe nė veri. Ėshtė rrugė e gjatė kjo, mirėpo edhe njė herė dua ta nėnvizoj – nuk do tė ketė kurrfarė detyrimesh tė dhunshme e as kėrcėnimesh. Dėshiroj qė qytetarėt ta kuptojnė se kėshtu ėshtė dhe kėshtu do tė jetė. Njeriu i parė i kėsaj zyre do tė jetė nė rangun e kryetarit tė komunės.

Sa do tė ndahet buxhet pėr Zyrėn Administrative nė Mitrovicė?
Katėr milionė euro, para kėto qė deri mė tash investoheshin apo administroheshin pėrmes zyrės sė UNMIK-ut.

Ajo me tė cilėn spekulohet kėto ditė nė media ėshtė administrata e UNMIK-ut nė Mitrovicė dhe statusi i saj pas hapjes sė kėsaj zyre. A i ėshtė bėrė kėrkesė UNMIK-ut qė ta mbyllė administratėn e vet nė Mitrovicė dhe ēka do tė bėhet me tė punėsuarit aty?
Para marrjes sė vendimit nga ana e Qeverisė sė Kosovės pėr hapjen e njė zyre tė tillė, jemi takuar me pėrfaqėsuesit e tė gjitha institucioneve ndėrkombėtare qė funksionojnė nė Kosovė. Pėrveē tjerash, jemi takuar edhe me UNMIK-un, kam marrė pjesė edhe nė takimet me EULEX-in, ICO-nė, KFOR-in dhe nė tė gjitha kėto takime kemi hasur nė mirėkuptim dhe nė gatishmėrinė e tyre pėr tė na mbėshtetur nė kėtė aktivitet. Ajo qė ėshtė shumė e rėndėsishme nė kėtė rast ėshtė mbėshtetja e kėtyre institucioneve ndėrkombėtare edhe nė kuptimin praktik. Sa i pėrket pyetjes suaj konkrete lidhur me UNMIK-un, opinioni ėshtė i njoftuar se Qeveria i ka dėrguar ftesė UNMIK-ut, mirėpo ende nuk ka ndonjė qėndrim zyrtar tė kėtij misioni lidhur me dorėzim-pranimin e kompetencave. Ata qė eventualisht do tė mbeteshin pa punė, do tė mundė tė konkurronin nė zyrėn administrative nė pjesėn veriore tė Mitrovicės pėr tė siguruar ndonjė vend pune.

Do tė thotė ende nuk ka pėrgjigje nga ana e UNMIK-ut nė kėrkesėn e Qeverisė qė tė mbyllet komuna e UNMIK-ut?
Ėshtė e vėrtetė se para marrjes sė kėtij vendimi kemi pasur pėrkrahje nga UNMIK-u pėr ndėrmarrjen e njė hapi tė tillė. Sa i pėrket rolit tė mėtejmė tė kėtij misioni, pėrkatėsisht shkurtimit tė mandatit tė tij, ata ende nuk kanė dhėnė ndonjė pėrgjigje zyrtare, mirėpo ne jemi nė kontakt tė vazhdueshėm. Nė periudhėn qė ndodhet para nesh do tė kemi kontakte tė shumta nė nivel mė tė ulėt, ku do tė bisedohet, para sė gjithash, pėr kėtė sektor civil dhe mendoj se nė kėtė fushė do t’i gjejmė interesat e pėrbashkėt.

A prisni problemi dhe tė ēfarė natyre me rastin e hapjes sė kėsaj zyre?
Gjithsesi procesi i decentralizimit ėshtė proces nė veti, mirėpo pres qė edhe popullata nė veri tė Kosovės tė ketė vullnet tė mirė dhe t’u japė rast tė tjerėve qė t’i tregojnė vlerat dhe pėrpjekjet e veta. Ne nuk kemi pasur rast deri mė tash qė tė punojmė me tė gjitha kapacitetet tona nė veri tė Kosovės dhe qė tė tregohemi se ēka krejt mund tė ofrojmė pėr popullatėn e atjeshme. Do tė ishte naive tė mendohej se atje do tė pritemi me qilima tė kuq, por e di dhe do ta dėshmoj se pėrpjekja ia vlen, sidomos kur qėllimi ynė pėrfundimtar ėshtė mirėqenia e qytetarėve tanė qė jetojnė nė kėtė pjesė tė vendit.

Jo moti keni deklaruar se EK nuk i ka shfrytėzuar shumicėn e parave tė ndara pėr kėtė rajon, ngase nė veri tė Mitrovicės i kanė munguar partnerėt?
Askush nuk i ka zbatuar standardet qė ka dėshiruar pėr shkak tė gjendjes shumė tė rėndė politike nė veri. Kjo njėherėsh shtrohet edhe si ēėshtje se a e dėshirojnė qytetarėt e veriut njė izolim tė tillė. Gjithsesi qė kėto ēėshtje lidhen me njėra tjetrėn dhe ky ėshtė njė motiv mė tepėr pėr formimin e Zyrės Administrative, pėrkatėsisht pėr realizimin e gjėrave nė veri dhe vetė ky fakt do tė nxisė investime tjera nga ana e bashkėsisė ndėrkombėtare, mjete kėto qė do tė investohen nė veri tė Kosovės.

A do tė kėrkoni takim me kryetarin e Serbisė, Tomisllav Nikoliq, nė mėnyrė qė me tė ta shtroni pėr bisedim problemin e Kosovės, pėrkatėsisht problemin e veriut tė Kosovės?
Nuk kam menduar pėr kėtė nė kėtė fazė, ndonėse ne edhe si parti ia kemi uruar fitoren zotit Nikoliq dhe qytetarėve tė Republikės sė Serbisė pėr zgjedhjen e kryetarit tė ri, me dėshirė qė ta normalizojė situatėn jo vetėm nė Serbi por edhe nė rajon. Pushtetarėt e deritashėm tė Serbisė janė deklaruar pėr mbrojtjen e interesave tė serbėve tė Kosovės, kurse pikėrisht telashet qė po na paraqiten rreth tabelave tė regjistrimit tregojnė se sa shumė probleme kemi dhe ato nuk merren parasysh. Konsideroj qė serbėt edhe nė veri e edhe nė pjesėt tjera tė Kosovės duhet tė bashkohen pėr t’i pėrfaqėsuar bashkėrisht interesat e veta dhe qė ta tregojnė fuqinė e tyre politike. Mendoj se jemi ngopur me rrena dhe manipulime dhe se ėshtė koha qė t’i bashkojmė kapacitetet intelektuale dhe tė mendojmė mė menēur. Por gjithsesi do tė dėshiroja qė qėndrimet e mia t’i mbroja edhe pėrpara kryetarit tė Serbisė.

Ēfarė hapash tė mėtejmė politikė do tė ndėrmarrė Prishtina zyrtare lidhur me veriun e Kosovės pas hapjes sė Zyrės Administrative nė veri?
Prioritet numėr njė i kėsaj Qeverie ėshtė implementimi i vlerave evropiane, pėrkatėsisht i atyre vlerave qė ēojnė kah integrimi dhe ajo qė ėshtė sfida mė e madhe jo vetėm pėr Qeverinė e Kosovės por pėr ēdo qeveri tjetėr ėshtė pėrmirėsimi i jetės sė qytetarėve. Ajo qė konsiderohet si njė shans mė shumė sa i pėrket veriut ėshtė pikėrisht formimi i kėsaj Zyre, e cila i paraprin komunės sė re, e e cila do tė ketė mundėsi qė jo vetėm nė kėtė fazė tė parė kur punėsohen 55 veta e mė vonė edhe 30 tė tjerė, por edhe mė vonė, pėrmes kėtij mekanizmi tė krijojė mundėsi investimesh mė tė mėdha pėrmes projekteve tė shumta zhvillimore, jo vetėm pėr pjesėn veriore tė Mitrovicės por edhe pėr mbar rajonin tė kontribuojnė nė pėrmirėsimin e jetės sė qytetarėve, gjė qė konsiderojmė se do tė jetė edhe promotor i zhvillimit ekonomik pėr mbar Kosovėn.

Jemi dėshmitarė tė akteve tė reja tė dhunshme, qė ndodhėn lidhur me barrikadat, nė tė cilat u lėnduan disa veta. U lėnduan mė vonė edhe disa ushtarė ndėrkombėtarė. Si e vlerėsoni kėtė situatė?
Ēdo lloj dhune ėshtė e papranueshme, pavarėsisht se nga kush ushtrohet. Kjo e vėshtirėson jo vetėm realizimin e kėtij projekti, por edhe realizimin e jetės normale tė ēdo qytetari. Mirėpo kam dėshirė tė besoj se do t’i tejkalojmė sfidat aktuale dhe po ashtu dėshiroj tė besoj se nė tė ardhmen e afėrt do tė kemi mė shumė aktivitete tė pėrbashkėta lidhur me disa projekte tė pėrbashkėta, me tė cilėt do tė ndėrtojmė ura lidhėse e do t’i shembim barrikadat dhe urat ndarėse, tė cilat mė sė shumti vėshtirėsi po u sjellin njerėzve tė zakonshėm qė jetojnė nė kėto hapėsira. Dėshiroj ta shfrytėzoj kėtė rast qė t’u bėj thirrje tė gjithė atyre qė kanė mundėsi t’i kontribuojnė paqes dhe normalizimit tė gjendjes qė ta bėjnė kėtė, ngase ky ėshtė interes i pėrgjithshėm, pra nuk ėshtė interes vetėm i njė komune apo vetėm i njė bashkėsie etnike, por ėshtė interes yni i pėrbashkėt.