Zėvendėsministri i Punėve tė Brendshme i Kosovės, Sasha Rashiq, flet pėr M-Magazine pėr regjistrimin e automjeteve dhe pėr punėn e zyrės tė MPB-sė sė Kosovės nė pjesėn veriore tė Mitrovicės.
Mitrovicė – Zoti Rashiq, pėr dy vjet nė Qendrėn pėr Shėrbime Civile nė pjesėn veriore tė Mitrovicės janė dorėzuar rreth 10.000 aplikacione. Sa serbė i kanė marrė dokumentet kosovare nė kėtė Qendėr?
Ėshtė e vėrtetė se qė nga hapja e kėsaj Qendre, pra mė 2 korrik 2010, qytetarėt i kanė parashtruar rreth 10.000 kėrkesa pėr shėrbime tė ndryshme. Nga ky numėr, rreth 80 pėr qind kemi tė bėjmė me kėrkesa tė serbėve. Kėrkesat kanė tė bėjnė me lėshimin e dokumenteve tė ndryshme kosovare, qė nga pasaportat, letėrnjoftimet, ekstrakte nga libri amėz i tė lindurve e deri tek regjistrimi i automjeteve nė KS apo RKS.
Sa vėrtet kanė qasje qytetarėt nė Qendrėn pėr Shėrbime Civile?
Kanė qasje, ajo punon pesė ditė nė javė dhe nė tė punojnė bashkėrisht serbė dhe shqiptarė. Ajo qė ėshtė me rėndėsi ėshtė se ne kėta njerėz qė punojnė nė kėtė Qendėr nuk i dallojmė pėr nga pėrkatėsia etnike. Aty punojnė profesionistė, tė cilėt janė pėrgjegjės pėr punėt e veta. Tė punėsuarit nė kėtė Qendėr flasin shqip dhe serbisht, prandaj qytetarėt sigurisht qė duhet tė jenė tė kėnaqur me shėrbimet qė u ofrohen nė kėtė institucion.
A do tė lejohet prej 1 qershorit tė dilet nė komunikacion me automjete qė kanė targa tė vjetra serbe, tė cilat i kanė shkronjat fillestare tė qyteteve tė Kosovės?
Tė them menjėherė se vendimi pėr heqjen e tabelave tė vjetra me prefiks tė qyteteve tė Kosovės ėshtė rezultat i dialogut nė mes Prishtinės dhe Beogradit nė Bruksel. Njė ndėr konkluzionet e kėtij dialogu, qė ka tė bėjė me lėvizjen e lirė, ėshtė edhe konkluzioni qė shoferėt nuk mund t’i ngasin automjetet e tyre nė Kosovė me tabelat e vjetra serbe. Ne nė MPB-nė e Kosovės kemi qenė fleksibilė dhe u kemi dhėnė mundėsi qytetarėve tanė qė deri mė 31 maj t’i regjistrojnė automjetet e tyre me shenjėn KS apo RKS, me njė ngarkesė minimale financiare dhe procedurale. Afati i fundit pėr regjistrimin e automjeteve ka qenė data 31 dhjetor 2011, mirėpo nė pajtim me gjendjen nė terren ky afat ėshtė shtyrė disa herė, kėshtu qė afati pėrfundimtar pėr regjistrimin e automjeteve ėshtė 31 maji i kėtij viti. Pra, nga 1 qershori, nėse shoferi pėrdorė tabelat e vjetra tė regjistrimit e ndalet nga ana e policisė kjo do tė konsiderohet kundėrvajtje dhe do tė sanksionohet nė pajtim me ligjin nė fuqi.
Cili ėshtė fati i lejeve tė vozitjes qė i lėshon MPB-ja e Serbisė pėr qytetarėt qė jetojnė nė Kosovė? A do t’i konfiskojė policia edhe kėto dokumente prej 1 qershorit e tutje?
Atė qė e kemi konsideruar si nevojė dhe fakt ėshtė se 13 gjeneratave tė shoferėve, pra qė i kanė dhėnė provimet pėr shoferė pas vitit 1999, do t’ua mundėsojmė qė me njė procedurė tė shkurtėr tė pajisen me leje kosovare tė vozitjes e kjo do tė bėhet nė bazė tė lejeve tė vozitjes tė lėshuara nga e organeve tė Republikės sė Serbisė. Do tė bėjmė analiza pėrkatėse, por edhe pas njė qershorit, nuk e dimė deri kur, do tė shtyhet afati pėr ndėrrimin e kėtyre lejeve tė vozitjes. Ajo qė ėshtė me rėndėsi ėshtė se qytetarėt, krahas lejeve kosovare tė vozitjes, mund t’i bartin edhe ato serbe, nėse kanė dėshirė.
Nė ēfarė mėnyre do tė zbatohet ky vendim nė veri tė Kosovės dhe a keni biseduar pėr kėtė ēėshtje me pėrfaqėsuesit e EULEX-it, personeli i tė cilit mision gjendet edhe nė vendkalimet kufitare nė Jarinje dhe Bėrnjakė?
Unė personalisht nuk kam biseduar me pėrfaqėsuesit e EULEX-it pėr kėtė ēėshtje. Kjo ēėshtje ėshtė nė kompetencė tė Qeverisė sė Kosovės dhe unė besoj se Qeveria, bashkė me ministrin pėrkatės, do tė bisedojė nė mėnyrėn mė tė mirė tė mundshme me pėrfaqėsuesit e BE-sė nė Kosovė me qėllim tė zbatimit tė marrėveshjeve tė arritura.
Ėshtė paralajmėruar qė sė shpejti nė pjesėn veriore tė Mitrovicės do tė fillojė nga puna Zyra Administrative e Qeverisė sė Kosovės. A paraqet ky hap rrezik pėr gjendjen e sigurisė atje?
Zyra do tė fillojė tė funksionojė dhe nė tė do tė punėsohet njė numėr i konsiderueshėm i punėtorėve. Sa na pėrket ne, policia do tė pėrkujdeset, nė kuadėr tė mandatit qė ka, qė ta sigurojė zyrėn, nė mėnyrė qė njerėzve t’ua mundėsojė qė tė punojnė nė kėtė zyre pa kurrfarė problemi.
© Të gjitha të drejtat e rezervuara