Merremi me ēėshtje teknike e jo me ato politike

 Merremi me ēėshtje teknike e jo me ato politikePėr M-Magazine flet shefja e Zyrės Administrative tė Qeverisė sė Kosovės nė pjesėn veriore...Foto 1/1
Nga M-Magazine E Mėrkurė, 08 Gusht 2012 | 10:50

Pėr M-Magazine flet shefja e Zyrės Administrative tė Qeverisė sė Kosovės nė pjesėn veriore tė Mitrovicės, Adrijana Hoxhiq.

A ėshtė kompletuar Zyra me kuadro?
Mund t’ju them se tani nė ēdo departament kemi nėpunės tė mjaftueshėm, tė cilėt mund t’i kryejnė punėt e tyre. Rrethi i dytė i regrutimit tė personelit ka pėrfunduar, intervistat me kandidatė janė mbajtur. Komisioni e ka finalizuar punėn e vet, kėshtu qė nė fillim tė javės sė ardhshme do t’i njoftojė kandidatėt me vendimet qė janė marrė.

Ēka ėshtė punuar deri mė tash dhe cilat janė prioritetet pėr tė ardhmen?
Ma merr mendja se e dini qė procesi i rekrutimit nuk ėshtė aspak i thjeshtė. Pikė sė pari kishte shumė kandidatė, kėshtu qė ėshtė dashur ta shqyrtojmė me vėmendje ēdo aplikim, me qėllim qė t’u ofrojmė mundėsi punėsimi kandidatėve mė tė mirė. Ky proces merr shumė kohė. Procesi i rekrutimit ishte mjaft transparent. I kishim pesė anėtarė tė komisionit, puna e tė cilėve nė vazhdimėsi u mbikėqyr nga ana e ICO-sė dhe DEMI/USAID-it.

Ėshtė interesant se deri mė tash kemi pasur vizita tė shumta tė qytetarėve tė veriut tė Mitrovicės, tė cilėt na janė drejtuar me kėrkesa tė ndryshme. Disa prej tyre vinin vetėm pėr kėshilla, disa pėr t’u informuar lidhur me punėn e Zyrės, por pati edhe tė tillė qė interesoheshin pėr projektet e veta, pėr biznes tė pavarur, tė cilėt kėrkonin qė t’ju ndihmonim nė realizimin e ideve tė tyre. Na janė drejtuar edhe disa familje, tė cilat i paraqitėn kushtet e tyre shumė tė vėshtira jetėsore.

Fjala ėshtė kryesisht pėr shtėpitė e tyre, kėshtu qė kėrkuan prej nesh qė t’iu ofrojmė ndihmė nė ndėrtimin apo meremetimin e tyre. Krahas kėtyre kėrkesave individuale, qytetarėt qysh mė herėt na janė drejtuar me kėrkesat e tyre kolektive, si pėr shembull pėr rinovimin e kulmeve nė ndėrtesat publike, rinovimin e fasadave, asfaltimin e rrugėve, vendosjen e tubave tė rinj tė kanalizimit e tė ujėsjellėsit e tė ngjashme. Kam pėrshtypjen se me projektet e deritashme, tė cilat i kemi realizuar, kemi dėshmuar para qytetarėve tė kėtushėm dhe para tė tjerėve se ne na interesojnė vetėm ēėshtjet teknike dhe se fare nuk pėrzihemi nė politikė.

Vetė qytetarėt kanė thėnė se kjo qė po bėjmė ne nuk ka tė bėjė fare me politikė. Ja, pėr shembull, para disa ditėsh personalisht e kam pranuar njė projekt, tė cilin e kemi financuar. Fjala ėshtė pėr rrugėn tek Shkolla e Mjekėsisė, e cila ėshtė rinovuar krejtėsisht, duke pėrfshirė edhe ndėrrimin e gypave qė rridhnin me vite. Nė fund kjo rrugė u asfaltua. S’di a e dini se kemi iniciuar shumė projekte, siē ėshtė fasada e ndėrtesave pėrballė Krashit, jo moti ėshtė kompletuar rinovimi i fasadės nė rrugėn LLolla Ribari, parku i fėmijėve afėr Bishevcit, parku nė dy pjesė nė rrugėn qė ēon kah spitali, rinovimi i rrugėve dytėsore nė Lagjen e Boshnjakėve, rregullimi i mjedisit tek Tre Rrokaqiejt, asfaltimi i fushės sė basketbollit nė Mikronasele, rinovimi i shkallėve qė ēojnė tek pėrmendorja e shumė projekte tė tjera me karakter social. Nė plan e kemi qė tė vazhdojmė me kėtė ritėm.

I kemi nė plan disa projekte tė infrastrukturės, tė cilat do t’i realizojmė relativisht shpejt. Krahas projekteve tė infrastrukturės, nė fazėn pėrgatitore kemi edhe projekte tjera, pėr shembull qė t’iu ndihmojmė familjeve skamnore nė forma tė ndryshme, dėshirojmė qė t’i mbėshtesim iniciativat qė kanė tė rinjtė e pjesės veriore tė Mitrovicės, planifikojmė qė t’i gėzojmė edhe qytetarėt mė tė rinj tė pjesės veriore tė Mitrovicės, mirėpo pėr kėtė do tė flasim nė ndonjė rast tjetėr. Desha tė them se ekzistojnė mundėsi tė shumta, andaj qytetarėt duhet t’i shfrytėzojnė ato qė u takojnė dhe unė u bėj thirrje qė drejtpėrdrejt t’i drejtohen Zyrės, ngase ne jemi kėtu qė t’iu shėrbejmė atyre, pra qytetarėve tė pjesės veriore tė Mitrovicės.

A janė kėrcėnuar nga ndokush ndonjė i punėsuar nė kėtė Zyrė?
Pėrveē deklaratave publike tė individėve, tė cilėt qėllimisht pėrhapin dezinformata pėr qėllimet qė ka hapja e kėsaj Zyre, si dhe tė disa thirrjeve anonime qė u janė drejtuar dy tė punėsuarve nė Zyrėn Administrative nė pjesėn veriore tė Mitrovicės, kėrcėnime tjera serioze nuk ka patur.

Ēka ėshtė ndėrmarrė me kėtė rast?
Nuk ka pasur nevojė pėr kurrfarė masash tė posaēme. Pra, pėr ēdo formė tė dhunės janė organet kompetente qė merren me kėto ēėshtje. Nėnēmimet dhe kėrcėnimet nuk do t’i heshtim, sado qė nuk janė diēka qė mund tė na ndalin nė punėn tonė, ngase 100 pėr qind jemi tė sigurt se nuk po e rrezikojmė askė, kėshtu qė, duke pasur parasysh kėtė fakt, kėrcėnimet dhe nėnēmimet nuk kanė kurrfarė kuptimi. Ne pėrfundimisht do tė pėrpiqemi qė tė krijojmė kushte mė tė mira jetese pėr qytetarėt qė jetojnė nė pjesėn veriore tė Mitrovicės. Qysh si Ekip pėrgatitor patėm hequr dorė nga politika dhe ua patėm lėnė atyre qė dėshirojnė tė merren me tė.

Cili do tė jetė projekti i parė i madh qė kjo Zyrė planifikon ta implementojė nė Mitrovicė?
 Siē iu thashė, kemi planifikuar projekte tė shumta nė infrastrukturė. Do tė pėrpiqemi tė gjejmė mėnyra qė nė konsultim me qytetarėt t’i caktojmė prioritetet e duhura. Pėr kėtė, natyrisht, do t’ju njoftojmė me kohė.

Si e shihni vazhdimin e dialogut Beograd – Prishtinė dhe ēka prisni nga ky proces?
Dialogu Beograd – Prishtinė ėshtė i njė rėndėsie tė jashtėzakonshme. Konsideroj se politika duhet tė udhėhiqet pikėrisht nė kėto nivele. Nė kėtė proces, natyrisht, rolin e vet duhet ta kenė edhe politikanėt lokalė tė kėtij mjedisi. Pres dialog mė tė hapur e mė tė sinqertė, marrėveshje qė popullatės ia lehtėson jetėn e jo aso qė ia vėshtirėson atė, marrėveshje qė marrin parasysh standardet e njerėzve qė jetojnė kėtu, ngase disa nga marrėveshjet e arritura mė parė janė jashtėzakonisht tė shtrenjta pėr xhepin e qytetarėve tanė. Kam vėrejtje edhe nė pėrzgjedhjen e temave pėr bisedim. Pra, ekzistojnė aq shumė ēėshtje tė pazgjidhura, zgjidhja e tė cilave ėshtė emundur, pėr tė mos thėnė e lehtė, qė pėr qytetarėt nė terren do tė thoshin shumė.

Cilat i keni identifikuar si problemet mė tė mėdha nė Mitrovicė dhe si do t’i zgjidhni ato?
Problemet apo vėshtirėsitė nė pjesėn veriore tė Mitrovicės, pėr tė cilat po flasim ne, i kanė identifikuar vetė qytetarėt e ato janė: ujėsjellėsi, energjia elektrike, numri i madh i plehrishtave gjithkund nėpėr qytet, mungesa e objekteve sportive e kulturore, infrastruktura e keqe ekzistuese, papunėsia, numri i pamjaftueshėm i objekteve shkollore ( s’di a e dini se disa shkolla punojnė edhe nė tri ndėrrime), mungesa e qendrės adekuate tė tregtisė, problemi me parkingje...Pėr shumicėn e kėtyre problemeve ka zgjidhje pėrkatėse dhe ne kemi mundėsi dhe mjete qė t’i zgjidhim kėto probleme.

Sa ėshtė fondi financiar i ndarė pėr kėtė Zyrė dhe a mjafton ai pėr zgjidhjen e problemeve qė i keni identifikuar?
Zyra ka fond tė garantuar dhe pėrveē kėtij fondi ekzistojnė mundėsi tė mėdha pėr fonde shtesė nga jashtė, tė cilat mjete do tė na e mundėsonin qė shumė probleme t’i zgjidhim pėrgjithmonė dhe kėnaqshėm.