Filloni tė flisni pėr vizione tė reja

Filloni tė flisni pėr vizione tė rejaPėr edicionin special tė M-Magazinės pėr Vitin e Ri 2012,  ne bėmė njė intervistė...Foto 1/1
Nga M-Magazine E Premte, 20 Janar 2012 | 10:24

Pėr edicionin special tė M-Magazinės pėr Vitin e Ri 2012,  ne bėmė njė intervistė ekskluzive me Ambasadorin Francez nė Kosovė, Jean-Franēois Fitou, i cili foli pėr pritjet e tija nė vitin 2012, pėr ushqimin e tij tė preferuar tradicional dhe i dha disa porosi pėr lexuesit e M-Magazinės.   

1.    Si e vlerėsoni situatėn aktuale nė Kosovė, posaēėrisht nė Mitrovicė

Kėto janė ēėshtje tė ndryshme. Kur flitni pėr Kosovėn nė veēanti, ekzistojnė shumė gjėra tė mira, dhe mė me rėndėsi ėshtė se BE i dėrgon porosi shumė pozitive Kosovės, qė paraqet njė mundėsi tė mirė pėr marrėdhėnie kontraktuale me BE pėr vitin e ardhshėm, si dhe dialogu pėr viza. Do tė thoja se nė perspektivė ekzistojnė hapat konkrete dhe pozitive pėr Kosovėn nė tėrėsi. Pėr Mitrovicėn si qytet i ndarė, parashikimi im pėr kėtė vit ėshtė se mund tė ketė pėrmirėsime. Por para se tė pėrfundojmė, ne tė gjithė, sė bashku, duhet tė japim porosi tė drejta, se duhet kohė tė ulemi nė tavolinė dhe seriozisht tė bisedojmė pėr tė gjitha ēėshtjet e mundshme.

2. Raporti i Progresit pėr vitin 2011 ka theksuar njė ēėshtje specifike, qė nevojitet njė casje tjetėr e institucioneve kosovare ndaj Veriut. Do tė thotė kjo se strategjia aktuale pėr veriun ka dėshtuar, dhe si duhet Institucionet e Kosovės tė veprojne lidhur me kėtė ēėshtje?

Mendoj se atė qė e ka thėnė BE ėshtė ajo, siē e ka shpjeguar shumė mirė Z. Mirel ne Raportin e Progresit: neve na duhet njė vizion. Nė vend tė qasjes, nė vend tė problemeve, nė vend tė planit, le ta quajmė atė njė vizion qė ėshtė mė pozitiv, qė nuk ėshtė kriter i saktė pėr tu arritur. Ėshtė pėr tu thėnė njerėzve nė veri,  cilitdo komunitet qė u takojnė: ju njerėz i takoni kėtij vendi. Ky ėshtė vendi ku do ta ndėrtoni tė ardhmen e juaj. Kjo kėrkon ndryshimin e mėnyrės sė tė menduarit, nga tė gjithė qė jetojnė kėtu. Dhe mendoj se atė qė Mirel e ka quajtur vizion, vėrtetė ėshtė diēka pėr tė mirėpritur, mė pėrfshirės, mė shumė se njė program ose qasje siē ėshtė shkruar nė Raportin e Progresit. Unė kėtė do ta quaja vizion. Janė disa hapa, disa sinjale tė para, se institucionet e Kosovės, Qeveria janė tė gatshėm tė angazhohen nė kėtė rol. Ky ėshtė vetėm fillimi  dhe pėr kėtė them se do tė jetė njė rrugė e gjatė.   

3.    Nė lidhje me kėtė, si i shihni zhvillimet konkrete tė mėtutjeshme nė vitin 2012?

Nėse ekziston ndonjė person qė do ta dinte, do tė dėshiroja ta njoftoj atė person (qesh). Mendoj se nėse janė dėrguar disa sinjale pozitive atėherė ėshtė e mundshme qė tė ulemi nė tavolinė, dhe sė pari tė shikohet pakoja gjithėpėrfshirėse e Ahtisarit qė tė kemi njė vizion tė pėrbashkėt pėr atė se pėr ēfarė ėshtė plani. Ēka mundėson plani dhe si e kuptojnė aktorėt e ndryshėm tė mundshėm atė. Nė kėtė mėnyrė ata mund tė shohin se ēfarė nė tė vėrtetė do tė thotė plani dhe ēka i mungon atij. Mund tė jetė njė hap i madh. Nėse ata mund tė fillojnė tė bisedojnė pėr ēfarė ėshtė plani i Ahtisarit, pėrfundimisht ky mund tė jetė njė hap pozitiv.

4.     A do tė thotė se plani i Ahtisarit ndoshta mund tė hapet pėr bisedime tė mėtutjeshme?

Nuk do tė doja tė them asgjė me tepėr, do tė thosha qė tė fillojnė bisedimet. Populli me tė vėrtetė nuk e di se ēfarė pėrmban ai. Do tė ishte e mundur qė ta kemi “Ahtisarin nė xhep”si doracak, qė nė njė mėnyrė ėshtė njė shpjegim i thjeshtė i planit, nė gjuhėn e popullit. Dhe kjo ėshtė me rėndėsi. Por po ashtu pėr shkak se plani i Ahtisarit ėshtė i komplikuar, qė ėshtė normale, ėshtė njė plan qė ėshtė bėrė me kujdes tė madh dhe nė mėnyrė tė sofistikuar. Nė tė njėjtėn kohė disa njerėz mund ta interpretojnė nė njė mėnyrė, ndėrsa disa tė tjerė nė njė mėnyrė tjetėr. Le ta marrim njė shembull: kur njerėzit flasin pėr strukturat paralele. Askush nuk e mendon tė njėjtėn gjė. Gjėja e parė qė do tė bisedonim ėshtė se ēfarė mendoni ju dhe ēfarė unė mendoj pėr strukturat paralele. Ēka ėshtė ajo qė ju e quani, dhe unė qė e quaj, strukturė paralele?  

5.   Pyetja ime e radhės ka tė bėjė me dy momente nė Kuvendin e Kosovės. Njėra ėshtė aprovimi i mocionit pėr reciprocitet ndaj Serbisė, dhe tjetra ėshtė njė rregullore interesante  pėr qasjen e medieve nė Kuvendin e Kosovės: Ēfarė ėshtė komenti juaj?

Tė fillojmė me tė fundit. Unė nuk jam kėtu qė tė japė dikujt leksione, as medieve e as Kuvendit. Puna nė Kuvend duhet tė jetė transparente dhe qė tė mos pengohet pėr shkak tė disa njerėzve me kamera dhe mikrofona, etj. Gjėja mė e mirė ėshtė qė tė formohet njė grup punues me njerėz nga mediat dhe tė thuhet: ēka ju kėrkoni dhe ēka ne kėrkojmė, tė provojmė qė sė bashku ta zgjidhim kėtė ēėshtje. Ata duhet tė bisedojnė sė bashku, tė mundohen pėr tė arritur njė mirėkuptim.


6.     E sa i perket mocionit. Ate e kane mbėshtetur shumica nė Kuvend , dmth. shumica e 90% tė popullsisė sė Kosovės.

E di. Ėshtė aprovuar nga mė shumė se  40 delegatė tė Kuvendit. Kuvendi ka tė drejtėn pėr tė aprovuar mocionet. Kėshtu qė nuk ėshtė e imja tė bėjė komente pėr punėn e Kuvendit.

7.     A ėshtė kjo vėrtetė pjesė e vizionit tė ri, qasjes sė re? Sa do t’i kontribuonte kjo qasjes sė re?

Unė e kuptoj ndjenjėn e juaj pėr tė thėnė atė qė ju mendoni, dhe pėr tė tėrhequr disa vija tė kuqe.  
Mendoj se nė vitin 2011 Kosova ka bėrė progres tė rėndėsishėm pėr nė BE dhe mėnyra mė e mirė qė Kosova tė arrijė qėllimet veta dhe standardet evropiane ėshtė qė tė angazhohet nė dialog. Gjėja mė e rėndėsishme pėr Kosovėn kėtė vit, pėrveē ēėshtjes sė liberalizimit tė vizave,  ka qenė ajo kur BE i ka dhėnė 4 mundėsi  tė rėndėsishme. Kėshtu qė mocioni nuk ėshtė balancuar nė krahasim me ēka BE i jep Kosovės. Nuk ėshtė nė tė njėjtin nivel.


8.      Kur mendoni se Kosovarėt mund tė udhėtojnė pa viza nė Francė?

Sa mė parė qė ėshtė e mundshme. Unė nuk jam ekspert nė kėtė lėmi dhe me siguri si diplomat qė jam nuk mund ta zė vendin e ekspertėve.  Shpresoj se sistemi mė mirė i integruar i vizave mund tė jetė mėnyrė, pėr shembull, e luftimit tė krimit tė organizuar. Unė e mbėshtes idenė se sa mė tė integruar tė jenė kufijtė aq mė mirė ėshtė, sa mė herėt aq mė mirė.


9.      Ēka kanė tė ngjashme dhe nė ēka dallojnė Kosova dhe Franca?

Kanė shumė ngjashmėri. Natyrisht se dallojnė pėr nga gjuha, gjeografia, madhėsia por shumė gjėra dallojnė nė mes Francės dhe Gjermanisė, Francės dhe Italisė , ose Spanjės apo Mbretėrisė sė Bashkuar. Dallojmė nė shumė gjėra, por mė e rėndėsishme ėshtė ajo qė na bėnė tė ngjashėm. Ka rastis tė jetoj larg BE dhe nėse e shikoni kėtė nga Azia qendrore ose Afrika, mund ta shihni se kjo ėshtė e njėjta strukturė.

10.       T’i kthehemi situatės. A mendoni se situata aktuale nė veri do tė tejkalohet? Dhe cili ėshtė ēelėsi i kėsaj?

Shpresoj se kjo do tė tejkalohet dhe e besoj kėtė. Pėrgjigja ime ėshtė po, besoj dhe shpresoj se do tė tejkalohet, dhe natyrisht ēelėsi i zgjidhjes ėshtė BE. Mendoj se tė punuarit bashkė ėshtė ēelėsi, natyrisht nė shumė zona, e jo vetėm nė Mitrovicė

11.        A do tė hiqen barrikadat nė vitin 2012?

Njerėzit nga veriu duhet sa mė parė tė fillojnė tė punojnė pėr tė tejkaluar situatėn.  Tė negociojnė dhe tė bisedojnė, por jo tė bllokojnė, sepse bllokimi nuk ėshtė situatė qė ēon ndokund. Mendoj se sa mė parė qė i heqin barrikadat, aq mė mirė do tė jetė pėr tė filluar bisedimet pėr njė vizion.

12.       Ju si Ambasadė, a do tė konsideroni bashkėpunimin-njohjen e strukturave aktuale nė veri nė vitin 2012?

Mėnyra mė e mirė ėshtė qė njerėzit tė votojnė pėr komunat e tyre sipas Ligjit tė Kosovės, e jo tė legalizohet diēka ilegale si e tillė. Transformimi do tė jetė mė i mirė  nėse fillohet mė herėt.


13.   Procesi i pajtimit etnik ėshtė nė vazhdė e sipėr nė komunėn e Mitrovicės. Si e vlerėsoni atė dhe cili ėshtė roli i Ambasadės franceze nė kėtė?

E para, ne duam tė jemi sa mė afėr njerėzve dhe tė bisedojmė me ta dhe ta themi saktėsisht tė njėjtėn gjė si nė veri dhe nė jug tė Ibrit. E dyta, ne mund tė mbėshtesim disa lėmi, p.sh. disa  aktivitete kulturore nė veri. Ne nuk do tė gjykojmė, ne do tė mbėshtesim.


14.   Ēfarė mendoni pėr rolin e OJQ-ve nė Mitrovicė?


Ėshtė shumė i rėndėsishėm sepse ky vend ėshtė njė vend ku OJQ-tė me dekada kanė pasur rolin kryesor. Nganjėherė ato kanė zėvendėsuar strukturat publike. OJQ-tė kanė fituar besueshmėrinė nė sytė e popullit dhe kėta u kanė dhėnė mundėsinė OJQ-ve tė veprojnė nė jetėn publike.

-    Dhe cilat janė kontributet konkrete pėr tė ndihmuar OJQ-tė nė punėn e tyre.

Kontributi im ėshtė qė tė punojė sė bashku me OJQ-tė dhe t’i ndihmojė me disa projekte. Duhet tė pranojmė se ne nuk kemi edhe aq mundėsi t’i ndihmojmė shumė ato. Franca ėshtė kėtu nėpėrmjet KFOR-it, EULEX-it dhe ambasada i ka tė limituara mundėsitė dhe do tė ndihmojė nė fushėn kulturės dhe integrimit. Ideja ėshtė qė tė punohet si partner dhe sipas mundėsive t’i shtojmė vlerat nė aktivitete tė ndryshme, dhe sė paku t’i kontribuojmė komunitetit.



15.    Kur bisedojmė pėr Mitrovicėn jemi tė vetėdijshėm pėr detajet aktuale politike dhe ekonomike. Cilat do tė ishin fushat ose zonat ku do tė mund tė zhvillohej Mitrovica?


Ndoshta Trepca. Nuk jam ekspert nė kėtė lėmi. Ndoshta Trepca do tė mund tė pėrdorej si njė aset qė do t’i sillte qytetit diēka tė re. Shpresoj tregtia nė mes Kosovės dhe Serbisė nė kėtė regjion, p.sh. zonat e liruara nga tatimi nė Mitrovicė si platformė. Kėshtu qė do tė ishte me shumė rėndėsi pėr tregtinė nė mes qytetarėve dhe natyrisht , komuniteti ndėrkombėtar do duhej tė mbėshteste bizneset e vogla. Kėto janė vetėm disa ide.


16.     A mund tė vlerėsoni bashkėpunimi aktual me institucionet lokale nė Mitrovicė?

Ne punojmė me disa OJQ lokale nė veri dhe nė jug tė Mitrovicės. Ne punojmė me komunėn. Kemi vendosur disa kontakte nė mes kėsaj komune  dhe njė komune nė Francė, Angoulźme, kėshtu qė do tė mund tė bashkėpunojnė. Ne jemi tė kyqur nė kėtė. Kam pasur njė takim me kryetarin e Mitrovicės dhe kemi biseduar pėr njė zhvillim mė tė madh tė kėtij bashkėpunimi.

17.    Dua t’ju bėjė njė pyetje personale. Ēfarė ėshtė Fitou jashtė obligimeve tė pėrditshme?

Nuk ndryshon nga ai gjatė tėrė ditės (qesh). Plotėsisht i sinqertė, ky vend tė ngėrthen tė tėrin dhe nė fund tė ditės nuk mbetet asgjė nga ju. I kam vetėm dy minuta nė mėngjes pėr t’i kryer obligimet e mia dhe tė shkoj nė punė. Pėrveē kėsaj, kam kohė tė lexoj romane kriminalistike.

-    Dhe cili ėshtė romani mė i preferuar i juaji?    

"A taste for death" (Shija e vdekjes)

- A e keni provuar ushqimin tonė tradicional. Cili ėshtė ushqimi i preferuar i juaji?

Shumė lehtė pėr tu pėrgjigjur, "Elbasan Tava", dhe nuk prishė punė nėse ėshtė me mish qengji apo pule.

18.     Cila ėshtė porosia e juaj pėr lexuesit e M-Magazinės?


Ky ka qenė qytet i bukur nė Jugosllavi dhe nė Evropė. Tash ėshtė qytet i lėnduar. Qytet me vragė. Uroj qė nga ky qytet i lėnduar, Mitrovica nė 2012 tė bėhet qytet magjepsės pėr tėrė Kosovėn. Kėtij qyteti i uroj njė vit me shpresa, pėr njė vit qė nuk do tė jetė lehtė. Dhe urimi im i dytė ėshtė qė qytetarėt e Mitrovicės, nė veri dhe jug tė mund tė fillojnė tė punojnė nė fusha specifike.