Elisabeth Schleicher ėshtė Kėshilltare e komandantit tė KFOR-it pėr ēėshtje gjinore. Ajo ndihet shumė mirė qė shėrben nė Kosovė ku jep kontributin e saj nė ofrimin e njė ambienti tė sigurt pėr tė gjithė popullin e Kosovės.
Jeni kėshilltare pėr barazi gjinore tek komandanti i KFOR-it, pėr publikun kosovar kjo ėshtė njė lloj surprize pasi qė pėrshtypja kėtu ėshtė se KFOR-i angazhohet vetėm pėr siguri. Na thoni mė gjerėsisht cili ėshtė roli i KFOR-it nė ēėshtjen e barazisė gjinore nė Kosovė?
Roli im kėtu ėshtė si Kėshilltare pėr ēėshtje gjinore , e jo si kėshilltare pėr Barazi Gjinore, por pėr tė shtuar aftėsitė e KFOR-it nė ofrimin e sigurisė gjithė popullatės. Ndihma ime ėshtė qė tė sigurohem qė perspektivat sa i pėrket sigurisė sė femrave tė merren parasysh kur KFOR-i kryen ndonjė operacion. Ky rol ėshtė krijuar pėr arsye se shumė studime kanė treguar se meshkujt dhe femrat e kuptojnė dhe e pėrjetojnė sigurinė nė mėnyra tė ndryshme dhe roli im i ndihmon KFOR-it qė tė adresoj kėtė ēėshtje.
Nga perspektiva e juaj si do ta vlerėsonit gjendjen e barazisė gjinore nė Kosovė?
Barazia gjinore nė KFOR nuk ėshtė matur ose mbikėqyrur. Ne ofrojmė njė ambient tė sigurt pėr tė gjithė njerėzit nė Kosovė; pėr meshkuj, gra, djem dhe vajza.
Pėrfaqėsimi i femrės kosovare nė vendim marrja sipas njohurive tuaja a i ofrohet nivelit tė shoqėrive evropiane ?
Gratė e Kosovės kanė mė shumė ndikim se qė ju mund tė mendoni. Kam takuar disa gra shumė tė menēura dhe tė pėrcaktuara qė paraqesin njė ndryshim kėtu. Nuk mendoj se ju mund tė krahasoheni me ato tė vendeve tė Evropės, pasi qė ka shumė situata tė ndryshme nė Kosovė se qė ekzistojnė nė shtetet tjera.
A ėshtė e pėrfaqėsuar si duhet dhe sa duhet femra kosovare nė institucionet kosovare?
Ju vėrtet duhet tė pyesni gratė e Kosovės pėr kėtė ēėshtje. Janė ato qė prezantohen. Unė nuk mbledh statistika. Dua tė them se ekzistojnė gra tė pėrkushtuara qė kryejnė punė pėr gratė tjera dhe pėr tėrė shoqėrinė nė Kosovė.
Nė kuptimin social shoqėria kosovare ndoshta vuan ende nga trashėgimi patriarkale a e keni vėrejtur kėtė dhe si mundet shoqėria kosovare tė tejkalojė ndikimin patriarkal ?
Do ta them atė qė e thashė nė pyetjen e fundit. Po punoj qė tė siguroj qė tė merren parasysh tė gjitha kėrkesat e sigurisė pėr tė gjithė njerėzit nė Kosovė. Ku gjendet shoqėria dhe ku po shkon do tė caktohet nga vet populli. KFOR- ėshtė kėtu qė tė ofroj njė ambient ku populli nė mėnyrė tė qetė mund t’i bie vendimet e veta.
Na pėrshkruaj tė lutem ndjenjėn tėnde kur keni ardhur fillimisht nė Kosovė. Pra si ju ėshtė dukur dhe a ėshtė pėrputhur pasqyra e juaj qė keni pasur pėr Kosovėn me realitetin qė ju e keni parė ?
Isha dhe ende jam nė Kosovė. Kam zbuluar se ju duhet t’i leni anash gjykimet e paramenduara. Ka qenė pėr mua njė zbulim pėr tė parė punėn dhe pėrkushtimin e njerėzve kėtu, tė cilėt po pėrpiqen qė ta bėjnė Kosovėn njė vend mė tė mirė. Ky ėshtė misioni imi i dytė nė Kosovė. Gjatė misionit tim tė parė (2006-2007) unė isha udhėheqės i ekipit nė Ekipin Ndėrlidhės Monitorues ė Suharekė. Kjo ka ndezur interesimin tim qė tė mėsojė mė shumė pėr Kosovėn, dhe pas misionit tim tė parė kėtu, vendosa tė doktoroj nė shkenca politike me temė disertacioni tė fokusuar mbi Kosovėn. Pasi kreva doktoratėn, ishte e qartė pėr mua se doja tė kthehesha pėrsėri. Kėshtu qė nė Qershor 2011 u ktheva pėrsėri. Dhe jam e sigurt se kjo nuk do tė jetė hera e fundit qė vij kėtu, qoftė me detyrė ose pėr punė private.
Tė flasim pėr rolin e juaj nė vendin ku ju punoni, KFOR-i ėshtė njė mekanizėm ushtarak qė pak a shumė i shkon pėr fytyre gjinisė mashkullore tė kėtė rolin kryesor. Pyetja ėshtė si qėndron pozita e femrės nė vetė KFOR-in ?
Gratė kryejnė tė gjitha punėt nė KFOR. Vėrtetė nuk ka dallim nė mėnyrėn si trajtohen meshkujt dhe femrat kėtu.
A ka nė KFOR ndonjė pozitė tė lartė qė e mbanė njė femėr?
Unė personalisht njoh disa femra me gradė Nėn-kolonel dhe dy tė tjera Kolonele.
Besojė se ju jeni “luftėtare” e fuqizimit tė gruas edhe nė rolin e saj nė botėn ushtarake, pėr shembull a mundė tė jetė nė tė ardhmen njė femėr komandant i KFOR-it?
Nuk e shoh arsyen pse jo.
Cili do tė ishte mesazhi i juaj pėr femrėn kosovare veēanėrisht pėr femrat e reja tė cilat ndoshta janė nė moshė kur janė nė prag tė fillimit tė njė rruge pėr tė ndėrtuar karrierėn e jetės ?
Besoni nė vetveten dhe nė ata qė ju rrethojnė. Sfidoni veten pėr tu bėrė mė tė mirėt nė ēfarėdo qė ndėrmerrni nė jetė. Lus rininė qė tė mbajnė nė mend se mėnyra mė e mirė dhe mė e sigurt pėr njė jetė mė tė mirė ėshtė arsimimi, dhe kjo posaēėrisht vlen pėr femra.
© Të gjitha të drejtat e rezervuara