Dialogu nė mes Prishtinės dhe Beogradit nuk ka alternativė

Dialogu nė mes Prishtinės dhe Beogradit nuk ka alternativė Nė njė intervistė pėr M-Magazine flet Petar Miletiq, nėnkryetar i Kuvendit tė Kosovės.Foto 1/1
Nga M-Magazine E Enjte, 09 Gusht 2012 | 12:20

Nė njė intervistė pėr M-Magazine flet Petar Miletiq, nėnkryetar i Kuvendit tė Kosovės.

Pėrditė e mė shumė po flitet pėr planin e Qeverisė sė Kosovės pėr veriun. Deputetėt e Kuvendit tė Kosovės dhe ju personalisht a jeni tė njoftuar me kėtė plan?

Deputetėt e Kuvendit tė Kosovės nuk janė njoftuar zyrtarisht me planin pėr veriun e Kosovės, ndonėse edhe ne nga mjetet e informimit publikė kemi marrė vesh se ekziston njė plan i tillė. Ajo qė dimė ne ėshtė se qėndrim zyrtar i Qeverisė sė Kosovės ėshtė qė ta integrojė pjesėn veriore tė Kosovės nė kuadėr tė shtetit tė Kosovės. Mirėpo, pėr ndonjė hap konkret, pėr ndonjė strategji konkrete ne si Kuvend nuk jemi njoftuar.

A prisni qė Qeveria t’ju njoftojė pėr kėtė plan dhe kur?

Deri mė tash gjithherė ėshtė praktikuar qė pėr tema tė rėndėsishme Qeveria ta njoftojė Kuvendin e Kosovės. Kėshtu ka ndodhur me rastin e fillimit tė dialogut nė mes Beogradit dhe Prishtinės dhe me rastin e shumė aktiviteteve tjera tė Qeverisė, kėshtu qė besoj se Qeveria atėherė kur ta vlerėsojė se duhet tė veprojė ashtu, atėherė ajo do ta njoftojė Kuvendin qė ta pėrgatisė ndonjė tekst tė rezolutės, deklaratės, planit apo diēka tė ngjashme lidhur me veriun e Kosovės. Sa i pėrket kohės se kur do tė ndodhė kjo, unė vėrtet tash nuk e di.

A mund tė zgjidhet dhe si mund tė zgjidhet ēėshtja e veriut tė Kosovės, si e shihni ju zgjidhjen?

Gjithsesi qė ēėshtja e veriut tė Kosovės jo vetėm qė kėrkon dhe mund tė zgjidhet, por edhe duhet tė zgjidhet patjetėr, ngase gjendja e tillė ėshtė e padurueshme. Mendoj se nė kėtė gjendje humbės janė tė gjithė – edhe Qeveria nė Prishtinė, edhe Qeveria nė Beograd, edhe bashkėsia ndėrkombėtare, por ata qė mė sė shumti pėsojnė pėr mendimin tim janė qytetarėt qė jetojnė nė veri tė Kosovės. Mendoj se nė kėtė proces tė zgjidhjes sė kėtij problemi duhet tė pėrfshihen tė gjithė, duke pėrfshirė edhe serbėt e veriut, ngase nė fund tė fundit pėr fatin e tyre vendoset. Zgjidhja e njėanshme nuk do tė mundė tė zbatohet, por thjesht duhet tė pėrfshihen shumė faktorė nė zgjidhjen e ēėshtjes sė veriut tė Kosovės. Ajo qė pėr mua ėshtė mė e rėndėsishmja ėshtė qė zgjidhja tė gjendet me mjete paqėsore, pa pėrdorim tė forcės nga cilado anė qoftė dhe kjo ėshtė ajo qė unė do tė insistoja nė fillim.

Po flisni pėr pėrfshirjen e shumė faktorėve nė kėtė proces. A do tė thotė kjo se nė procesin e zgjidhjes sė ēėshtjes sė veriut tė Kosovės duhet tė pėrfshihet edhe Beogradi zyrtar, pėrkatėsisht Qeveria e Serbisė.

Natyrisht. Beogradi e ka ndikimin e vet nė veri tė Kosovės dhe ky ndikim nuk ėshtė i vogėl, kjo shihet qartė. Beogradi duhet tė pėrfshihet nė njėfarė mėnyre nė zgjidhjen e situatės nė veri tė Kosovės. Pėrfundimisht Beogradi e ka ndikimin mė tė madh te popullata lokale nė veri, pėrkatėsisht te liderėt lokalė atje, t’i quaj kėshtu. Pra, Beogradi gjithsesi duhet tė jetė njėri ndėr faktorėt qė duhet tė pėrfshihet nė zgjidhjen e ēėshtjes sė veriut tė Kosovės.

A ekziston, sipas jush, ndonjė kornizė kohore se deri kur duhet tė zgjidhet kjo ēėshtje?

Caktimi i afateve pėrherė ėshtė disi punė pa bereqet. Nuk mendoj se duhet tė caktohen afate, ngase caktimi i tyre shkakton presione dhe tensione, kėshtu qė dhėnia e afateve ėshtė trysni edhe pėr ata qė lipset ta qetėsojnė situatėn, andaj mendoj se afatet nuk janė tė mira. Natyrisht qė kjo situatė nuk duhet tė zgjatet deri nė pakufi e as qė kjo status kvo tė shtyhet pafundėsisht, por afate nuk ėshtė mirė tė caktohen.

Partitė politike, tė cilat janė emėrtuar me ndonjė epitet qė ėshtė nė kundėrshtim me Kushtetutėn e Kosovė, siē ėshtė fjala “Metohi”, sipas ligjit tė ri mė nuk mund tė regjistrohen. A ėshtė fjala “Metohi”, sipas mendimit tuaj, fjalė antikushtetuese dhe si e komentoni kėtė problem?

Sipas mendimit tim, termi “Metohi” nuk ėshtė fjalė antikushtetuese, ngase nė Kushtetutėn aktuale tė Kosovės nuk ekziston diēka e tillė. Nuk ndalohet pėrdorimi i kėsaj fjale dhe mendoj se ky ėshtė vetėm njė interpretim se kinse kjo fjalė ėshtė antikushtetuese. Tė shohim ēka do tė ndodhė mė vonė. Sa mė pėrket mua personalisht, si i lindur nė Metohi, kjo fjalė nuk ėshtė antikushtetuese, jo vetėm pse kam lindur atje, por thjeshtė sepse nė Kushtetutėn e Kosovės askund nuk e kam lexuar se kjo ėshtė fjalė e ndaluar. Ky interpretim mund tė bėhet zyrtar nė qoftė se nė ndryshimet dhe plotėsimet e Kushtetutės, qė aktualisht po bėhen, shkruhet kėshtu. Por tash pėr tash ky konstatim nuk qėndron, mirėpo nė Kosovė ekziston edhe Gjykata Kushtetuese, e cila deri mė tash shumė herė ėshtė dėshmuar pėr neutralitet dhe nė fund tė fundit ajo mund tė vendosė pėr kėtė ēėshtje, nėse paraprakisht nuk merret ndonjė vendim i arsyeshėm.

Cilin e konsideroni suksesin mė tė madh tė deputetėve serbė nė Parlamentin e Kosovės?


Sukseset mė tė mėdha, ngase nuk mund tė them se ishte vetėm njė, tė deputetėve serbė nė Parlamentin e Kosovės janė arritur me miratimin e disa ligjeve, tė cilat janė shumė me rėndėsi pėr komunitetin serb nė Kosovė, siē ėshtė Ligji pėr Hoēėn e Madhe, Ligji pėr Qendrėn Historike nė Prizren, me tė cilėt kemi arritur qė nė legjislacionin e Kosovės t’i fusim ato pjesė qė i mbrojnė pronat e Kishės Ortodokse Serbe nė Kosovė, pastaj votimin e ligjit pėr RTK, me ēka kemi arritur qė ta sigurojmė njė kanal nė gjuhėn serbe nė kuadėr tė televizionit publik, si dhe tė disa ligjeve tjera qė drejtpėrdrejt ndikojnė nė jetėn e komunitetit serb, siē ėshtė Ligji pėr Liritė Fetare dhe disa ligje tjera qė dalin nga Pakoja e Ahtisarit, tė cilat drejtpėrdrejt ndikojnė nė mbrojtjen e komunitetit serb nė Kosovė.

Zoti Miletiq, a ėshtė mirė qė menjėherė tė ngrihet dialogu nė nivel mė tė lartė, si e vlerėsoni kėtė?

Varėsisht nga temat qė shtrohen pėr diskutim. Nėse bisedohet pėr energjinė elektrike dhe telekomunikacion, unė nuk shoh ndonjė arsye qė tė angazhohet kryetari i Serbisė dhe kryetarja e Kosovės nė kėtė punė, ngase thjesht kjo nuk ėshtė temė pėr ta. Nėse hapet dialog pėr veriun e Kosovės, pėr shembull, apo pėr ndonjė temė tjetėr tė rėndėsishme politike, atėherė gjithsesi se nuk shoh kurrfarė arsyeje qė tė mos angazhohen nė dialog edhe politikanėt e rangut mė tė lartė. Kjo thjesht varet nga natyra e temave pėr tė cilat bisedohet.

Disa po thonė se nuk duhet tė vazhdojė dialogu pa u zbatuar marrėveshjet e arritura mė parė nė Bruksel?

Nuk mendoj se ndėrprerja e dialogut mund tė jetė zgjidhje e mirė pėr vazhdimin e marrėdhėnieve nė mes tė Beogradit dhe Prishtinės. Mendoj se dialogu duhet tė vazhdojė, pa marrė parasysh se cilat marrėveshje tė mėparshme nuk janė zbatuar, mirėpo pėr zbatimin e tyre duhet tė bėhet trysni nė tė dyja palėt. Mendoj se dialogu duhet tė vazhdojė, ngase gjithēka qė nuk ėshtė dialog ėshtė diēka e keqe.