Ėndėrroja tė bėhesha shofer i lokomotivės sė trenit

Ėndėrroja tė bėhesha shofer i lokomotivės sė trenitMitrovicė - Philippe Espie ėshtė shef i njėsisė sė xhandarmėrisė franceze, e cila vepron...Foto 1/1
Nga M-Magazine E Hėnė, 16 Janar 2012 | 11:00

Mitrovicė - Philippe Espie ėshtė shef i njėsisė sė xhandarmėrisė franceze, e cila vepron nė rajonin e Mitrovicės, nė kuadėr tė EULEX-it.

Ai erdhi nė Kosovė para njė viti dhe udhėheq njėsinė e xhandarmėrisė, njėsi kjo e cila ka njė reputacion shumė tė mirė nė mesin e qytetarėve nga tė gjitha komunitetet. M Magazine bėri njė intervistė me Kolonel Philippe Espie dhe fillimisht e pyetėm?  

M-Magazinė: Zoti kolonel, a mund tė na thoni me pak fjalė se kush ėshtė kolonel Philippe ESPIE?

Kolonel Espie: Po, ēfarė tė them. Jeta ime qė nga mosha 17 vjeēare ka qenė regjim ushtarak. Mbasi mbarova shkollėn e mesme tė marinės, u regjistrova nė Akademinė Ushtarake tė Xhandarmėrisė. Nga akademia dola me gradėn kapiten, pastaj kam shėrbyer nė poste dhe pozicione tė ndryshme nė kuadėr tė xhandarmėrisė franceze, si brenda ashtu dhe jashtė territorit evropian tė Francės, si nė Martinikė, Guianė, Bregu i Fildishtė etj. Jam i martuar dhe kam dy fėmijė. Familja ime ėshtė gjithēka pėr mua.  

M-Magazinė: Pėr ju ėshtė hera e parė qė vini nė njė mision nė Kosovė. Si e keni menduar dhe ēfarė pėrshtypjesh keni pėr Kosovėn, nė veēanti pėr Mitrovicėn?

Kolonel Espie: Po, ėshtė e vėrtetė se nė Kosovė vij pėr herė tė parė. Mė pėlqen shumė Kosova dhe njerėzit kėtu. Ata janė shumė mikpritės dhe tė respektueshėm. E njėjta gjė vlen edhe pėr Mitrovicėn dhe njerėzit e Mitrovicės, pa marrė parasysh origjinėn etnike tė tyre. 

M-Magazinė: Duke pasur parasysh se ju komandoni njė njėsi tė xhandarmėrisė franceze, njėsi e cila tash 12 vite ka krijuar njė reputacion shumė tė mirė nė popullatėn e Mitrovicės, a e keni pasur mė tė  lehtė dhe a jeni ndier krenar pėr kėtė? 

Kolonel Espie: Po, shiko. Puna e tyre dhe reputacioni i mirė qė ata kanė, pra xhandarėt, mund tė them me bindje tė plotė se ma kanė lehtėsuar shumė punėn, kur dihet qė ne operojmė nė njė zonė ku akoma situata nuk ėshtė stabile. Pikėrisht nė kėtė zonė e vazhdojnė punėn xhandarėt e njėsisė qė unė e udhėheq. Dhe pėr kėtė jam krenar. 

M-Magzine: Si e konsideroni punėn tuaj deri tani?

Kolonel Espie: Eksperienca e tėrė kėtyre viteve nė xhandarmėri tė krijon komoditetin qė nga ana profesionale tė dish t’i zgjidhėsh situatat, por gjithmonė duhet punuar me durim dhe gjakftohtėsi. 

M-Magazinė: Tashmė ju jeni nė Kosovė pėr gati njė vit dhe e njihni situatėn kėtu. Ju keni qenė edhe mė parė nė misione tė tilla. A mendoni se pėr ta arritur paqen duhet vetėm vullneti i mirė i palėve dhe respekti i ndėrsjellė?

Kolonel Espie: Ėshtė e vėrtetė. Po unė mendoj gjithmonė se zgjidhjet e urta me vullnetin e mirė tė palėve dhe respekt tė ndėrsjellė janė mė tė suksesshme dhe japin rezultate.

M-Magazinė: Kur jemi fėmijė gjithė secili ėndėrron tė ndjekė rrugėn nė njė profesion qė shpesh nuk realizohet. Sikur tė kishit pasur mundėsi tė zgjidhnit, a do ta kishit ndryshuar profesionin?


Kolonel Espie: Kur kam qenė fėmijė ėshtė e vėrtetė qė kam menduar tė bėhem diēka tjetėr. Shofer i lokomotivės sė trenit dėshiroja tė bėhesha. Po tani pas 33 viteve karrierė nė xhandarmėri, nuk besoj, nuk do tė kisha ndėrruar asgjė. 

M-Magazinė: Nėse keni pasur rast ta vizitoni sadopak Kosovėn, apo keni shijuar specialitete tradicionale vendore, ēfarė do tė kishit veēuar?

Kolonel Espie: E kam vizituar jo pak Kosovėn. Mė pėlqen shumė Gryka e Rugovės. Qyteti i Prizrenit, po edhe Mitrovica mė pėlqen. Se nganjėherė qytetet dhe vendet  nuk i  bėjnė tė bukur vetėm ndėrtimet apo peizazhet, por njerėzit, ata e zbukurojnė ēdo gjė. Sa pėr specialitete, me pėlqen bakllavaja.

M-Magazinė: Mbas mbarimit tė misionit nė Kosovė, me ēka do tė merret kolonel Espie?

Kolonel Espie: Mbasi ta mbaroj kėtė mision, do tė pensionohem. Do te rri mė shumė me familjen time dhe do tė merrem me punė bujqėsie, sepse unė nė Francė banoj nė fshat. 

M-Magazinė: Cili do tė ishte mesazhi juaj pėr Mitrovicėn dhe mitrovicasit?

Kolonel Espie: Po. Do t’u thosha lexuesve tuaj dhe nėpėrmjet tyre tė gjithė kosovarėve: Shfrytėzojeni jetėn qė Zoti ua ka dhėnė pėr ta jetuar sė bashku me urtėsi e nė paqe. Thojini jo veprimeve tė dhunės dhe bėhuni sa mė shumė tolerantė nė jetė.