Vushtrri- Pjesa mė e madhe e tė mbjellurave bujqėsore e sidomos tė kulturave siē janė gruri, elbi dhe tėrshėra nė komunėn e Vushtrrisė janė prekur nga sėmundja e quajtur, miza e grurit, dhe kjo sėmundje pa dyshim se po shkakton problem dhe njėherazi edhe dėme tė mėdha nė zhvillimin e kėsaj kulture.
Meqenėse edhe nga fermerėt e kėtij rajoni ka pasur ankesa se kulturat e tyre po dėmtohėn nė masė tė madhe nga kjo sėmundje, Drejtoria pėr Bujqėsi e Zhvillim Rural ėshtė detyruar tė formojė urgjent njė komision pėr verifikimin e gjendjes sė kėtyre kulturave dhe ėshtė konstatuar se kėto kultura janė prekur nga kjo sėmundje dhe me kėtė rast ėshtė duke u bėrė e pamundura qė tė parandalohet kjo sėmundje.
E sigurisht qė mė tė shqetėsuarit nga kjo gjendje janė vetė fermerėt tė cilėt janė kultivues tė kėtyre kulturave ngase egzistenca e familjeve tė tyre nvaret nga kėto tė ardhura bujqėsore.
Sh.Maxhuni bujkė nga fshati Maxhunaj tha se kėtė vit ka njė sipėrfaqe prej 1,5 hektar tė mbjellur me grur dhe e gjithė sipėrfaqja e kėsaj kulture ėshtė e prekur nga kjo sėmundje.
Ai gjithashtu tha se kėtė vit parashihėn dėme tė mėdha nė kultivimin e kėsaj kulture edhe pse kemi investuar nė pesticide pėr parandalimin e dėmeve, mirėpo ende nuk dihet se a ka pasur ndonjė efekt pozitiv spėrkatja me pesticide.
“Ėshtė mėkat pėr ne si bujkė me gjithė investimet e bėra nė bujqėsi qė edhe buka e gojės po na u rrezikohet ngase pritet tė ketė rendimente dukshėm tė dobėta kėtė verė”,tha Sahiti.
Sipas Drejtorit pėr Bujqėsi dhe Zhvillim Rural, Nasuf Aliu si edhe nėpėr komunat tjera edhe nė komunėn tonė ėshtė vrejtur kjo sėmundje dhe me daljen e komisionit nė teren pėr verifikim ėshtė konstatuar se kjo sėmundje ėshtė prezente edhe tek kulturat tona.
Ai pohon se nė komunėn tonė kėtė vit llogaritet tė kemi tė mbjellura njė sipėrfaqe prej 3870 hektar me grurė, 240 hektar me elb vjeshtorė ,180 hektar me elb pranverorė dhe afėr 250 hektar me tėrshėr qė do tė thotė gjithėsej njė sipėrfaqe prej 4540 hektar me drithėra tė bardha tė cilat do tė korrėn kėtė vit.
“Ai gjithashtu tha se nė zyren pėr bujqėsi ka pasur ankesa edhe nga ana e qytetarėve se kulturat e tyre janė prekur nga kjo sėmundje e cila nuk ka qenė prezente kohėve tė fundit nė vendin tonė , mirėpo ne si drejtori jemi duke bėrė atė qka ėshtė e mundur qė kėto kultura tė pėsojnė dėme sa mė tė vogla”, pėrfundon Aliu.
Ndėrsa Agronomi Tefik Maloku, ,tha se ka vite tė tėra qė nuk ka qenė prezente kjo sėmundje nė teritorin tonė, mirėpo fatkeqėsishtė kėtė vit kjo sėmundje ėshtė shfaqur edhe tek ne.
Mirėpo ai tha se gruri dhe elbi fatmirėsishtė ėshtė nė fazėn e pjekuris qumėshtore dhe nuk ka mundėsi tė pėsoj dėme tė mėdha , mirėpo tani pėr tani tėrshėra ėshtė mė e rrezikuara nga kjo sėmundje dhe mund tė pėsoj dėme mė tė mėdha gjatė zhvillimit tė saj.
“Mbetet obligim i organeve gjegjėse qė tė bjėnė atė qka ėshtė e nevojshme qė kėto kultura sa mė lehtė ta pėrballojnė kėtė sėmundje”, tha Makolu.
© Të gjitha të drejtat e rezervuara