Pėrmes kurseve pėrfitojnė nga nxėnėsit

Pėrmes kurseve pėrfitojnė nga nxėnėsit Mitrovicė - Mbajtja e kurseve private nga mėsimdhėnėsit pėr lėndėt e tyre dhe me nxėnėsit...Foto 1/1
Nga Gjeneta Damati E Mėrkurė, 20 Qershor 2012 | 11:57

Mitrovicė - Mbajtja e kurseve private nga mėsimdhėnėsit pėr lėndėt e tyre dhe me nxėnėsit e tyre qė i ndjekin mėsimin nė shkollat publike ėshtė veprim korruptiv i cili me ligjet nė Kosovė paralizohet.

Nė njė vend ku ka rregull dhe sundon ligji njė gjė e tillė do tė ndalohej rreptėsishtė sepse pėrveē tjerash nė sensin mė tė butė ėshtė edhe konflikt i interesit.
 
Megjithatė nė Mitrovicė dukuria e kurseve me qėllim pėrfitimi nga ana e mėsimdhėnėsve ėshtė bėrė diēka normale. Kurset e tilla ku pėrveē orėve mėsimore tė obligueshme nė shkollė, vijojnė edhe kurse tė ndryshme qė organizohet nga mėsimdhėnėsi i njėjtė nga shkolla publike  tingėllon krejtėsisht se bėhen  vetėm pėr pėrfitime tė arsimtarėve e jo nė dobi tė nxėnėsit, sepse rrallė herė janė mundėsitė financiare pėr kurse tė tilla. Ēmimet pėr vijimin e kurseve tė tilla janė tė larta, duke marrė parasysh pagat dhe papunėsinė nė vendin tonė.

S.G., nxėnėse e klasės sė XII nė gjimnazin ‘Frang Bardhi’ nė Mitrovicė, thotė se pėr fat tė keq, ka raste kur nxėnėsit nėse nuk shkojnė nė kurs te arsimtari i caktuar, nuk mund ta kalojnė lėndėn, ose nuk marrin nota tė dėshiruara, edhe pse i meritojnė ato. Sipas saj, njė gjė e tillė ndodhė me lėndėn e gjuhės angleze. “Edhe pse tė njėjtėn lėndė mėsimore e ndjek nė shkollė, nga po i njėjti profesor, ti duhet patjetėr tė vijosh kurs tek ai nėse dėshiron notė kaluese, kjo ndodhė edhe tek nxėnėsit e dalluar”, ka thėnė S.G. Ajo pranon se ėshtė duke vijuar dy kurse dhe paguan 50 euro nė muaj, por nuk zbulon lėndėt dhe as arsimtarėt e kėtyre kurseve. “Edhe pak sa ta pėrfundoj
shkollėn e mesme ju tregoj tė gjitha”, tha ajo, e ndrojtur nga hakmarrja e profesorėve nėse pėrmend emra.

Artan Istrefi, nxėnės i shkollės sė mesme ekonomike, ka thėnė se mbajtja e kėtyre kurseve thuajse ėshtė shndėrruar nė njė biznes pėr shumicėn, e jo nė favor tė nxėnėsve, por nė pėrmbushje tė kėrkesave financiare tė arsimtarėve. Sipas tij, kurse tė tilla mbajnė arsimtarėt e shkollės sė muzikės, shkollave tė tjera tė mesme, madje edhe tė shkollave fillore, duke pėrfshirė kėtu edhe mėsueset e ciklit tė ultė.
“Gati ēdo here iu vihet pėrgjegjėsia nxėnėsve pėr shumicėn e gjėrave, mirėpo jo gjithēka ėshtė nė atė mėnyrė qė ne e paramendojmė, sepse nė shumicėn e rasteve nxėnėsit janė viktimat e vetme”, tha Istrefi. Ai theksoi se kjo vėrehet edhe nėpėr testet e maturės shtetėrore, ku pėr ēdo vit gati gjysma e nxėnėsve nuk mund ta kalojnė testin, duke mos pasur mundėsi pranimi nė universitet. “Kjo dėshmon mė sė miri tė arriturat e kurseve dhe arsimit tek ne, ku shumica e profesorėve punojnė pėr pėrmbushjen e qėllimeve tė tyre financiare, jo pėr njė brez tė denjė e tė shkolluar”, tha ai, duke shtuar se edhe pse thuhet se rinia ėshtė e ardhmja e vendit, ardhmėria e tyre po cenohet pothuajse nė ēdo aspekt.

Ndėrkaq, prindėrit e nxėnėsve shprehen tė habitur se si asnjėherė nuk kontrollohen kurse tė tilla nga njerėz kompetentė.
“Inspektorėt e arsimit duhet tė kontrollojnė nė bazė tė asaj se nė ēfarė kushtesh punohet dhe ēfarė kualiteti prodhojnė kėto kurse”, ka thėnė Sanije Pllana, prind, qė nuk ka lejuar vajzėn e saj tė vijojė asnjė kurs, duke dyshuar nė kualitetin e mėsimit nėpėr kėto kurse. Sipas saj, kurset e organizuara nga mėsimdhėnės tė caktuar, bėhen kryekėput pėr pėrfitime materiale tė mėsimdhėnėsve.

Nė anėn tjetėr, zyrtarė tė arsimit nė Mitrovicė, kanė thėnė se kurse tė tilla ndonjėherė edhe nuk mund tė kontrollohen, sepse shumica e tyre mbahen nė shtėpi private tė profesorėve.

Isa Sejdiu, zyrtar nė Drejtorinė e Arsimit, thotė se me ligj nuk ėshtė e pėrcaktuar mbajtja e kurseve nga ana e profesorėve. Sipas tij, diēka qė nuk ėshtė e ndaluar, ėshtė e lejuar, ndėrsa kritikon profesorėt tė cilėt mbajnė kurse pėr tė njėjtėt nxėnės tė cilėve u japin mėsim edhe nė shkollė. Ai theksoi se nuk ka vėrejtur qė nė objekte shkollore tė ketė mbajtur ndonjė profesor kurs privat. “Njė nga arsyet kryesore tė mbajtjes sė kurseve tė tilla nė shtėpitė private tė profesorėve ėshtė edhe mos kryerja e obligimeve ndaj shtetit, sepse ushtrimi i njė biznesi, nėnkupton kryerjen e obligimeve ndaj shtetit”, ka thėnė Sejdiu.