Mitrovicė - Njėzet e katėr nxėnės tė Kodres sė Minatorėve nė veri tė Mitrovicės, vazhdojnė tė mėsojnė nė kontenjerė nė kushte shumė tė vėshtira.
Dy herė Ministria e Arsimit ka ndarė mjete pėr ndėrtimin e objektit shkollor qė ėshtė paralele e ndarė e shkollės fillore “Aziz Sylejmani”, por strukturat paralele nuk kanė lejuar ndėrtimin e tij.Dretori i shkollės, Flamur Gacaferi, numėron 13 vite tė zhvillimit tė procesit mėsimor nėpėr baraka dhe kontenjerė dhe diskutimet qė ka pas mė drejtues tė lartė tė arsimit nė Kosovė (ministra) nė lidhje me kėtė qėshtje, mirėpo deri mė tani nuk ėshtė ndėrmarrė asgjė konkrete nė kėtė drejtim.
Nė shkollėn e improvizuar nė Kodėr, me 24 nxėnėsa punojnė 15 mėsimdhėnės, qė tė gjithė udhėtojnė nga jugu nė veri, prej tyre 12 janė tė ciklit tė ulėt tė lartė, ndėrkaq 3 tė ciklit tė ulėt tė cilėt punojnė me klasė tė kombinuar.Vetone Veliu, ėshtė njėra nga mėsimdhėnėset qė udhėton nga jugo nė veri, ndonėjherė me autobus qė transporton banorėt e kėsja lagje, por jo rrall edhe kėmbė. Deri mė tani ajo thotė se nuk ka pas ndonjė problem gjatė udhėtimit.
Ndėrkaq, Gacaferi vlerėson se kjo ėshtė njė sakrificė e madhe e mėsimdhėnėsve qe 13 vite, por fatėmirėsisht qė deri mė tani nuk kanė pas telashe. Ndėrtimi I shkollės figuron edhe kėtė vit nė planet e komunės, por shpresat nė realizimin e projektit nė fjalė janė tė vogla.
“Me shkrim nuk jamė njoftuar pėr diqka tė tillė, vetėm verbalisht mė ėshtė thėnė se ėshtė nė plan ndėrtimi i shkolles qė kishte me qenė jetike” thekson Gacaferi.Ai tregon se nė lidhje me kėtė qėshtje e kanė kontaktuar drejtues tė zyres pėr komunitete nė veri, duke e sugjeruar qė t’i drejtohet pėr leje administratės sė UNMIK-ut atje, mirėpo Gacaferi u ka thėnė se kjo gjė nuk ėshtė nė doren e tij, por te drejtoria komunale e arsimit.
Sa i pėrket zyres pėr komunitete qė funksion nė kėtė pjesė tė qytetit, drejtori Gacaferi tregon se kanė ndihmuar nė renovimin e kontenjerėve, pastaj kanė ble shtrojė pėr klasė dhe se kanė premtuar ndihmė tė mėtutjeshme brenda mundėsive buxhetore.
Sidoqoftė ai shprehet skeptik pėr mundėsin e ndėrtimin e objektit shkollor gjatė kėtij viti pa komunikim me zyrtarėt nė veri.
Nė anėn tjetėr, zėdhėnsi i Komunės sė Mitrovicės, Ahmet Jashari, pohon se nė tė gjitha takimet me strukturat e larta vendore dhe ndėrkombėtare kanė shtruar nevojen e ndėrtimit tė shkollės nė Kodėr, por ende nuk kanė arrit eleminimin e pengesave pėr ndėrtimin e saj.
“Problem ka dal me administraten e UNMIK-ut nė veri e cila kėrkon qė ne tė marrim leje nga strukturat paralele atje. Pėr kėtė arsye kryetari ka biseduar edhe me kreun e UNMIK-ut nė Kosovė, por edhe pėrfaqėsuesin rajonal, dhe ata nė vazhdimėsi janė pėrgjegjė se duhet tė merret njė dokument pėr siguri, edhe me shkrim na kanė dhėnė njė pėrgjigje tė ngjashme duke na adresuar tek administrata e UNMIK-ut nė veri” thekson Jashari.
Ai rikujton se vazhdimisht administrata e UNMIK-ut nė veri ka penguar ndėrtimet nė atė pjesė tė qytetit, rasti mė I freskėt ėshtė tentimi pėr pengimin e ndėrtimit tė zyres sė gjendjes civile nė fshatin Gushavc pėrtej Ibrit, por pa sukses ngaqė objektin ėshtė nė pėrfundim e sipėr.
Veprimet e tilla tė UNMIK-ut kanė shtyrė autoritetet lokale qė pėrmes kanaleve tė tjera tė mundohen qė tė gjejnė njė zgjidhje, duke shpresuar nė arritjen e saj.
Jashari premton se do tė vazhdojnė tė bėjmė presione pėr gjetjen e njė zgjidhje pėr ndėrtimin e shkollės gjatė kėtij viti, pėr tu lehtėsuar procesin mėsomor nxėnėsve tė asaj lagje.
Meqė mjetet pėr ndėrtimin e asaj shkolle ishin ndarė edhe dy herė mė parė nga Ministria e Arsimit, ato nuk shkuan huq. Pengesės sė ndėrtimit tė shkollės nė Kodėr ua panė hajrin fshati Koder (ish Zasellė) dhe fshati Suhadoll, tė cilat u bėnė me objekte shkollore nė “krah” tė shkollės sė Kodrės sė Minatorėve.
© Të gjitha të drejtat e rezervuara