Mexico City- Jason de Caires Taylor, themelues dhe drejtor artistik i Muzeut Subaqatico de Arte (MUSA), ka njė mėnyrė pune krejtėsisht ndryshe nga kolegėt e tij skulptorė. Nė fakt, dallimi i punės sė tij qėndron tek ekspozimi.
Ai realizon skulptura realiste qė paraqesin njerėz dhe ato i ekspozon nė fund tė detit nė brigjet e Grenadės e tė Meksikė. Me kohė, nė skulpturat e tij grumbullohen gjallesa tė ndryshme tė detit. Koralet luajnė njė rol tė rėndėsishėm nė kėtė proces.
Ato ia ndėrrojnė gati krejtėsisht imazhin e skulpturave tė tij. Marrin njė pamje tė frikshme. Por krejt ky proces ėshtė pjesė e krijimtarisė sė kėtij artisti. Nė ujėrat e Meksikės ai ka fundosur 400 skulptura.
© Të gjitha të drejtat e rezervuara